COVID-19 në Shqipëri: Tashmë Gjysma e Të Prekurve Ka Arritur të Shërohet

215 0

Pak momente më parë Ministria e Shëndetësisë pohoi për një rritje të rasteve me COVID-19 në vend.

Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar puna në terren për konfirmimin e rasteve të kontaktit.

Sipas të dhënave të bëra publike, dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.

Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste.

Tomini konfirmoi se gjatë dy javëve të fundit është arritur një qëndrueshmëri e rasteve të konfirmuara.

24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.

Ndërkohë që në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 227 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 71 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 13 raste

– Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 1 rast/AgroWeb.org