Markat Më të Sigurta të Ushqimeve – Ku i Gjeni në Supermarketet Shqiptare

932 0

Kjo periudhë e vështirë ka vënë në provë aspekte të shumta të jetës shoqërore dhe ekonomike edhe në Shqipëri.

Pas shume muajsh sakrificë dhe distancë sociale, më në fund, një dritë duket në fund të tunelit.

E megjithatë, kujdesi duhet të vazhdojë të jetë i lartë, sidomos në aktivitetet tona të zakonshme si konsumatorë.

Nga një vëzhgim i AgroWeb në terren, rezulton se zgjedhja e parë e konsumatorit është e orientuar drejt supermarketeve popullore, ku mbizotëron raporti cilësi/çmim.

Por çfarë ndodh nga ana tjetër e medaljes me vetë këto biznese?

Si e ruajnë ato këtë raport kaq delikat me klientin, që ta lënë të kënaqur ditë pas dite?

Përzgjedhja e produkteve

I pyetur nga AgroWeb, një ndër menaxherët e zinxhirit të supermarketeve “Eco Market”, pohon rëndësinë e ruajtjes së raportit cilësi/çmim si thelbësor për ruajtjen e klientelës, duke theksuar se:

“Jemi shumë të vetëdijshëm që kohërat që po kalojmë nuk janë të zakonshme ndaj edhe kujdesi ynë, duhet të jetë i jashtëzakonshëm.

Porosia primare është pastërtia e mjedisit dhe cilësia e produkteve, pasi përzgjedhja e tyre bëhet me një kujdes të veçantë”.

Për sa i takon kësaj të fundit, Eco Market prej 8 vitesh i jep prioritet gjithnjë e më shumë prodhimeve sa më cilësore, të firmave të mëdha të cilat e bëjnë më të thjeshtë jetën e përditëshme.

Eco Market Albania

 

Kështu në raftet e Eco Market do të gjeni në çdo kohë të vitit firma të njohura si Divella, Cortebuona, Violeta , Budwieser , Granarolo, lago, Scarlino , Rugove , Kantina Duka të cilat prej vitesh janë lider në tregun vendas dhe nderkombetar.

Gama dhe larmishmëria e tyre nuk mbaron këtu dhe zgjidhet me kujdes nga ekspertët e Eco Market për t’ju ofruar më të mirën në çmimin më të favorshëm për ju.

Filozofia e këtij rrjeti supermarketesh vendas, por me një synim për të sjellë tek konsumatori produktet më të mirë ndërkombëtare, është pikërisht jetesa e shëndetëshme e cilësore për çdo familje shqiptare.

Çfarë zgjedhin konsumatorët

Çdo gjë për shtëpinë dhe për të gjithë familjen duke filluar nga prodhimet e firmës së njohur Italiane Divella, prodhimet e qumeshtit nga firma Granarolo , proshutat nga firma italiane CorteBuona.

Me çmimet më konkuruese në treg mund të shtroni lehtë një vakt cilësor duke  kompletuar të gjithë tryezën me shije dhe larmishmëri.

Pa harruar prodhimet vendase të verës e rakisë nga Kantina Duka dhe te bulmetit si djathi Rugove me të cilat kalohen më bukur festat e gëzimet familjare.

Këndi i pastërtisë për higjenën e shtëpisë me produktet e firmes nderkombetare Violeta është po aq i rëndësishëm.

Për çdo nevojë tuajen gjeni lehtësisht një larmishmëri produktesh nën garancinë e emrave të njohur ndërkombëtarë, siç përmendëm edhe më lart për ju.

Tek Eco Market çdo muaj është një surprizë më vete, kjo pasi ofertat për të gjithë këto produkte janë në favor të konsumatorit.

Katalogu i ofertave është një nga avatazhet më të mëdha që ky rrjet ofron e aq më tepër në kohët e pandemisë ku blerjet janë fokusuar gjithnjë e më shumë tek produktet jetike e të përditëshme.

Eco Market Albania

Pranë jush në çdo kohë

Me një plan dhe strategji të qartë zgjerimi, Eco Market është gjithmonë e më pranë konsunatorit nëpërmjet blerjeve online në një shërbim 24 orësh dhe transport falas për porosi mbi 5000L, në bli.ecomarket.al.

Por Ecomarket.al është edhe nje guidë e përsosur recetash për vakte të shijshëm dhe të shëndetshëm, element që e bën edhe më miqësor dhe të afërt me klientin dhe konsumatorin.

Veç kësaj, sot Eco Market numëron 17 supermarkete në territorin Shqiptar dhe mbi 200 punonjes të punësuar në to. Shenjë e angazhimit serioz të këtij biznesi në ekonominë e vendit.

Jo vetëm një emër, por edhe garanci, Eco Market është një degë e kompanisë të mirënjohur AIBA produktet e së cilës mund t’i gjeni të freskëta në çdo pikë shitje pranë jush.

Për të gjitha sa me lart, duke zgjedhur Eco Market, ti nuk zgjedh vetëm të jetosh shëndetshëm.

Duke zgjedhur Eco Market, ti zgjedh Shqiperinë! Zgjedh të mbështesësh ekonominë vendase në këtë moment të vështirë dhe së bashku, mund t’i japim vendit një shtysë të re./AgroWeb.org