Mjeku i njohur: Varianti “Delta” i COVID-19 është më infektues, por jo në shkallë serioze

378 0

Varianti “Delta” i COVID-19 ka ngritur shqetësime të reja në mbarë botën për shkak se ekspertët thonë se është më infektues se variantet e mëparshme.

Një fakt të tillë e konfirmoi edhe drejtuesi i Departamentit të Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë “Geovax” në Georgia të SHBA-së, Arban Domi.

Ai u shpreh në Euronews Albania se shkalla e infektimit nuk është në ato nivele për t’u shqetësuar.

“Ky variant dhe variantet e tjera në të ardhmen janë të pritura, nuk është asgjë e re. Sa i përket variantit ‘Delta’, personalisht nuk shoh diferencë me variantet e mëparshme, por është pak më infektues sesa varianti britanik, por jo në një shkallë më serioze. Simptomat janë pothuajse të njëjta”, tha ai.

Gazetarja Bruna Çifligu pyeti doktor Domin mbi efektin që kanë vaksinat në parandalimin e këtij varianti, ndërsa z. Domi dha këtë përgjigje:

“Sa i përket Pfizer dhe Moderna është vërtetuar nga disa studime se efikasiteti është i pranueshëm, është pak më i ulët se variantet e tjera”,  shtoi doktor Domi.