Pandemia Dhe Shëndeti Mendor – Çfarë Ndodh Mbas Përfundimit Të Pandemisë?

298 0

Pandemia ka shkaktuar një dëm të madh në shëndetin mendor të shumë njerëzve në të gjithë globin.

Shumë kanë humbur një njeri të dashur ose kanë qëndruar në izolim të zgjatur, gjë që mund të ketë përkeqsuar problemet e shëndetit mendor.

Disa e kishin të vështirë të përballonin pasojat të tjera të pandemisë, si humbja e punës dhe pasiguria financiare.

Edhe pse jeta gradualisht po kthehet në normalitet, ekspertët thonë se shumë njerëz mund të përballen sërisht me probleme të shëndetit mendor.

Por se cilat mund të jenë pasojat në shëndetin mendor gjatë rikthimit në normalitet, AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Pasojat në shëndetin mendor mbas përfundimit të pandemisë

Pa dyshim që do të duhet të kalojë një periudhë e caktuar, në mënyrë që njerëzit të përshtaten sërisht me rrjedhën e jetës si më parë.

Rihapja e vendit me shumë mundësi do të kërkojë një periudhë të gjatë përshtatjeje.

Gjatë kësaj periudhe stresi dhe pasiguritë mund të rriten, tregon Dr. Tara Swart, një neuroshkencëtare dhe pedagoge, në Massachusetts.

“Kjo ndodh sepse gjatë pandemisë nuk na është dashur të marrim vendime të caktuara. Tani trurit do t’i duhet më shumë përpjekje për të marrë vendime dhe kjo mund të çojë në lodhje mendore.” tha ajo.

Swart shtoi se njerëzit mund të ndiejnë gjithashtu elementë të ankthit shoqëror ose agorafobisë kur hasin turma në transportin publik ose në jetën e tyre të përditshme.

Ajo tregon se stresi dhe ndryshimi sjellin gjithmonë një goditje shoku në sistem.

Që mund të jetë nervozizëm ose paaftësi për të rregulluar emocione të tilla si zemërimi, mendimet negative, ankthi ose depresioni.

Kjo mund të shfaqet gjithashtu me pagjumësi, ëndrra shqetësuese ose probleme të lëkurës.

Nëse dikush është ndjerë i shqetësuar në lidhje me pastrimin e gjërave dhe të qenurit i sigurt ndaj COVID, kjo nuk do të zhduket menjëherë. Edhe nëse njerëzit janë vaksinuar, do të duhet pak kohë që ato të zhduken.

Një mënyrë e mirë për t’i përballuar këto emocione është t’i pranosh ato si të jenë normale, këshillojnë specialistët. Pra, bëj vend për emocione të forta dhe nëse ato janë shqetësuese ose vazhdojnë gjatë.

Gjithashtu ju mund të rezervoni në një takim me një terapist për të biseduar për shqetësimet tuaja.

Nuk është diçka e zakonshme të mbyllesh në shtëpi për një periudhë kaq të gjatë. Kështu që për t’iu rikthyer jetës tonë normale, do të na duhet një periudhë e caktuar përshtatjeje./AgroWeb.org