Rreziku nga varianti “Delta” rikthen kufizimet në shumë shtete

211 0

Duke nisur nga kjo e premte Portugalia do të rivendosë sërish shtetrrethimin gjatë natës në të paktën 45 komuna, përfshirë Lisbonën dhe qytetin e Portos. Shkak është bërë përhapja e shpejtë e variantit ‘Delta’ të COVID-19, që është shfaqur për herë të parë në Indi.

Tani janë 26 qytete të konsideruara si rrezik i nivelit të lartë dhe 19 të konsideruara si rrezik i nivelit shumë të lartë. Për të dyja këto grupe do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugë nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

“Eventet duhet të përfundojnë në orën 22:30. Dasmat dhe pagëzimet mund të funksionojnë vetëm me kapacitet 25%, restorantet, kafenetë dhe pastiçeritë duhet të mbyllen në 22:30 gjatë javës dhe në 15:30 gjatë fundjavës, brenda lejohen vetëm me grupe prej 4 personash më së shumti dhe jashtë me grupe me 6 persona maksimumi”, u shpreh Mariana Vieira Da Silva, ministria e Shtetit e Portugalisë.

Republika Çeke

Çekëve do t’u kërkohet t’i nënshtrohen një testi COVID-19 kur të kthehen nga pushimet verore nga jashtë vendit nëse nuk janë plotësisht të vaksinuar. Ky hap është ndërmarrë nga qeveria që përpiqet të mbajë nën kontroll variantin më infektues të coronavirusit ‘Delta’, i cili tani ka goditur Republikën Çeke.

“Punëdhënësi nuk do të lejojë që personat që kthehen nga jashtë të hyjnë në vendin e punës nëse nuk kanë provuar një rezultat negativ të testit. Në vendet e gjelbra ekziston një mundësi që testi të bëhet brenda 5 ditësh, deri atëherë punonjësi duhet të mbajë një maskë të paktën të klasës FFP2”, tha Adam Vojtech, ministri i Shëndetësisë.

Rusi

Autoritetet shëndetësore ruse të enjten filluan vaksinimin për ata që ishin imunizuar më shumë se gjashtë muaj më parë dhe gjithashtu për të huajt.

Ndërsa, një valë e re e infeksioneve të coronavirusit ka pushtuar të gjithë Rusinë, autoritetet në rajonin e njohur bregdetar të Krasnodar zbatuan kufizime të reja mbi vizitorët, duke kërcënuar kështu industrinë më të rëndësishme të turizmit në rajon./Burimi:Euronews