Trupi juaj ju jep shumë informacione, duke përfshirë atë që po ndodh brenda tij.

Organizmi njerëzor arrin të tregojë edhe çka ju nuk mund të shihni.

Çelësi është t’u kushtoni vëmendje shenjave dhe simptomave, nganjëherë edhe atyre të voglave.

Kujdesi është jetësor që ju mund të merrni masat që ju duhen të ndiheni mirë përsëri.

Probleme me lëkurën e kokës

Mungesa e mundshme e shëndetit: Acidet yndyrore

Nëse vëreni se keni copëza që bien poshtë pasi të keni lëvizur flokët, automatikisht mendoni zbokthin.

Por një shkak tjetër kryesor mund të jetë edhe sepse nuk merrni acide yndyrore të shëndetshme në ushqimin tuaj.

Acidet yndyrore esenciale, si Omega-3 veprojnë si një lubrifikant për trupin tonë, shpjegojnë specialistët mjekësorë.

Pa Omega-3, trupi dhe lëkura do të thahen së tepërmi.

Sigurohuni që të hani dy vakte të peshkut në javë për të marrë sasitë e nevojshme të Omega-3.

Këto substanca i gjeni gjithashtu edhe tek produkte si vezët e pasura me Omega-3.

Acidet e tjera yndyrore, si acid alfa-linolenik, janë gjithashtu të rëndësishme.

Të gjitha substancat e nevojshme yndyrore Omega-3 i gjeni gjerësisht tek produkte si arrorët, veçanërisht tek arrat dhe farat e linit.

Flokë të hollë, të dobësuar dhe të brishtë

Mangësi e mundshme e shëndetit: Vitamina B

Shumë persona e dinë se sa e rëndësishme është biotina, kjo pjesë e vitaminës B për flokë të fortë dhe të shëndetshëm.

Sidoqoftë, niveli i ulët i folatit (i quajtur gjithashtu acid folik) arrin të shkaktojë edhe fije të holla dhe të brishtë, thonë mjekët.

Folatet dhe acidi folik shpesh gjenden tek produkte të tilla si buka dhe drithërat.

Edhe një sasi sa një filxhan me oriz të bardhë është një burim i shkëlqyeshëm me këto substanca.

Por nëse jeni duke hequr dhe eliminuar karbohidratet nga ushqimi juaj duhet të tregoni kujdes.

Nëse ju jeni duke synuar të humbni peshë, ju mund të sakrifikoni edhe këto substanca të mira nëse nuk tregoni vëmendjen e duhur.

Drithërat nuk janë zgjidhja e vetme për acidin folik. Një filxhan spinaq i papërpunuar është një burim i mirë.

Gjithashtu një filxhan me shparg të gatuar do t’ju japë 60 për qind të kuotës tuaj të përditshme të folateve.

Thinje e pakontrolluar

Mangësia e mundshme e shëndetit: Kripërat minerale të bakrit

Nëse flokët tuaj papritmas fillojnë të tregojnë gjithmonë e më tepër thinja, atëherë bëni mirë të kontrolloni mungesën e bakrit në organizmin tuaj.

Bakri luan një rol madhështor në prodhimin e melaninës, e cila është ajo që i jep flokëve ngjyrën e tyre, thonë mjekët specialistë të konsultuar nga AgroWeb.org.

Duhet patjetër të kryeni analizat mjekësore për nivelet bakrit nëse ju shfaqen thinjat.

Kjo vlen sidomos në rastet kur thinjat nuk janë një tipar i trashëgueshëm i familjes tuaj natyrale.

Midhjet e freskëta ose të konservuara, frutat e detit dhe kërpudhat janë të gjitha burime shumë të mira natyrale të bakrit në organizëm./AgroWeb.org