Rruga drejt peshës ideale është e gjatë dhe jo e shpejtë.
Por ajo që mund të bëni për ta bërë këtë mision më të lehtë, është që të përshpejtoni metabolizmin.
Aktiviteti fizik dhe gjumi janë ideale për një metabolizëm të shpejtë, por disa ushqime në veçanti janë tepër të rekomandueshme.
Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org listën me ushqimet që ndihmojnë organizmin për një tretje më të mirë.
Specat Djegës
Specat djegës përmirësojnë menjëherë tretjen, metabolizmin dhe qarkullimin.
Për më tepër, këto speca zbusin nepsin në mënyrë të ndjeshme.
Me specat djegës, metabolizmi përshpejtohet deri në 25 përqind.
Orizi i Errët
Drithërat e plotë përmbajnë karbohidrate komplekse që përshpejtojnë metabolizmin duke stabilizuar nivelin e insulinës.
Orizi, sidomos ai i errët, ofrojnë energji që zgjat shumë pa efektet anësore të ushqimeve të pasura me sheqer.
Brokoli
Kjo perime është e pasur me vitaminat C, K dhe A.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org brokoli ka fibër dhe antioksidantë që e bëjnë atë një nga ushqimet më të mira për pastrimin e organizmit.
Supa
Supat përshpejtojnë metabolizmin dhe djegin yndyrnat.
Konsumi i tyre pengon shfrenimin me ushqyerjen, thonë ekspertët.
Çaji Jeshil
Çaji jeshil përshpejton ndjeshëm metabolizmin dhe ofron një sërë vlerash të tjera.
Ai është i shijshëm dhe i pasur me antioksidantë
Mollët Dhe Dardhat
Këto dy fruta përshpejtojnë rënien në peshë dhe metabolizmin.
Ngrënia e të paktën tre mollëve ose dardhave në ditë ndihmon ndjeshëm në përpjekjet për të humbur në peshë.
Erëzat
Hudhra, kanella apo speci i kuq e mbajnë të lartë ritmin e metabolizmit.
Piperi i zi, qepa dhe xhenxhefili pluhur kanë efekt përshpejtues të lartë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, erëzat në përgjithësi mundësojnë djegien e deri 1,000 kalorive në ditë.
Agrumet
Qitro në veçanti ndihmon në djegien e yndyrnave dhe përshpejtimin e metabolizmit.
Kjo vjen si pasojë e vitaminës C që zbut shpërthimet e insulinës.
Ushqimet e Pasura Me Kalçium
Ushqimet e pasura me kalçium ndihmojnë në rënien në peshë më shpejt se ushqime të tjera.
Nëse nuk merrni mjaftueshëm kalçium nga ushqimet, konsultohuni me një mjek që të merrni edhe suplementë.
Ushqimet E Pasura Me Omega-3
Ushqimet e pasura me këto acide yndyrore ndihmojnë kundër prodhimit të një hormone të quajtur leptinë që ngadalëson metabolizmin.
Acidet yndyrore omega-3 gjenden tek peshqit, arrorët dhe farat.
Uji
Një studim gjerman zbuloi se pirja e ujit përshpejton djegien e yndyrnave, shuan oreksin dhe pastron organizmin.
Këshilla Të Tjera
Shmangni pijet energjike, ato të gazuara dhe ushqimet e përpunuara.
Mos harroni që metabolizmi funksionon më së miri kur ju e trajtoni organizmin siç duhet./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje