Sëmundjet që Vijnë Nga të Ushqyerit Keq dhe Kujdesi që Duhet të Tregoni

2.4k 0

Kequshqyerja përkufizohet si një çrregullim që prek ushqyerjen dhe ka të bëjë me një shqetësim serioz shëndetësor.

Ky çrregullim ndahet në dy kategori: ushqyerja e pakët dhe e tepërt.

Ushqyerja e pakët ka të bëjë me sasi të kufizuara ushqyesish, përthithje e dobët e tyre ose humbje e madhe e tyre.

Kequshqyerja që lidhet me sëmundjet mund të ndodhë tek pacientët që janë nën ose mbipeshë apo obezë.

Ky problem mund të nxisë një reagim inflamator që ndikon tek oreksi, metabolizmi, tretja, gëlltitja, përtypja e të tjerë.

Për pasojë, sasia e pakët e ushqyesve ndikon tek imuniteti duke i çelur rrugën sëmundjeve dhe infeksioneve.

Sëmundjet Kronike Dhe Kequshqyerja

Njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike të veshkave janë më të rrezikuar nga kequshqyerja.

Në shumë raste ata vuajnë nga rënia e oreksit, problem me tretjen dhe kanë vështirësi në përtypje dhe gëlltitje.

Ata nuk i gëzohen dot ushqimit dhe nuk e shijojnë atë.

Pacientët që kryejnë dializën kanë nevoja më të mëdha për kalori dhe proteinë, në të kundërt, trupi përdor depozitat muskulare si burim proteinash.

Kjo do të shkaktojë dobësim të muskujve dhe rënie nga pesha.

Rrjedhimisht, rimëkëmbja dhe shërimi nga sëmundjet bëhet më i vështirë.

Simptomat e Kequshqyerjes

Një prej simptomave më të forta të kequshqyerjes është rënia e paqëllimshme nga pesha.

Rënia nga pesha është shqetësuese nëse ju humbisni 5-10 përqind të peshës trupore në harkun kohor të tre deri në 6 muaj.

Simptoma të tjera përfshijnë:

Dobësim muskular,

Plogështi e vazhdueshme,

Probleme me humorin,

Dobësim të imunitetit dhe prekje të shpeshta nga infeksionet dhe sëmundjet.

Tek fëmijët, kequshqyerja ndikon tek rritja dhe zhvilimi i tyre.

Një fëmijë i ushqyer keq është i irrituar, i plogësht ose në ankth.

Si Të Parandaloni Kequshqyerjen

Një problem i tillë mund të zgjidhet vetëm falë bashkëpunimit me një ekspert ushqimor, i cili mund të tregojë rrugën e saktë për rritjen e sasisë së kalorive dhe proteinave.

Megjithatë, ju mund ta parandaloni atë duke konsumuar më shumë fruta dhe perime, ushqime me niseshte, produkte bulmeti, peshk, legume e vezë./AgroWeb.org