1.6k 0

Metoda Dimagra – Si të Humbisni Kilogramët e Tepërt në Më Pak se 1 Muaj

Jemi pikërisht në periudhën kur të gjithë vrapojnë pas palestrave dhe dietave të shpejta.

Dikush për të ndryshuar siluetën e të tjerë për shkak të problemeve shëndetësore, por ajo çfarë është e rëndësishme në të gjithë këtë proces është rezultati final.

Pra largimi i dhjamit të dëmshëm dhe shëndeti i mire i të gjithë organizmit.

E nëse çdo vit humbja e kilogramëve të tepërt e mbajtja e peshës ideale duket si një mision i pamundur për ju, ndoshta nuk po zgjidhni mënyrën e duhur.

Në këtë artikull nga AgroWeb do të flasim për metodën Dimagra, një nga revolucionet e mirëmenduara të mjekësisë që risjell trupin tuaj në formën ideale.

Do t’ju duhet më pakj se 1 muaj për të humbur 4-10 kilogramë në mënyrë natyrale e të shëndetshme.

Çfarë është dieta Dimagra?

Metoda e dobësimit Dimagra është një dietë me bazë proteinat që ndryshe mund ta konsideroni edhe një dietë KETO.

Dietat ketogjenike veprojnë duke lënë karbohidratet jashtë regjimit tuaj të përditshëm ushqimor.

Duke i zëvendësuar kështu me proteina, vitamina dhe minerale plotësisht natyrale të cilat ju dobësojnë në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë, bëjnë të mundur ruajtjen e masës muskulare dhe pastrojnë organizmin nga toksinat dhe lëngjet e tepërta.

Baza ushqyese e dietës Dimagra janë pikërisht proteinat, vitaminat dhe mineralet.

Kjo dietë është 100% natyrale dhe ka veprim të trefishtë në trupin e njeriut me efekt që në ditët e para të përdorimit.

  • Vepron në uljen e masës dhjamore dhe dobësim të shpejtë e në mënyrë të sigurtë.
  • Rimodelon trupin duke rritur masën muskulare.
  • Vepron si pastruese e organizmit nga toksinat dhe lëngjet e tepërta.

Metoda Dimagra vjen nga Italia, ku studiuesit e PromoPharma prej vitesh zhvillojnë formula dhe metoda të cilat ulin peshën trupore.

Sipas ekspertëve qëllimi kryesor në të gjithë këtë regjim nuk është vetëm humbja e peshës së tepërt, por edhe ruajtja e ekuilibrave të organizmit për një periudhë të gjatë.

3 produktet që përbëjnë paketën Dimagra dhe 5 përfitimet direkte në organizëm

Dimagra vjen në tre produkte të cilat përdoren duke u kombinuar me njëra tjetrën sipas udhëzimeve të dietës dhe nevojave tuaja.

1- Dimagra protein, në formën e bustinave pluhur të cilat mund të konsumohet lehtësisht gjatë ditës duke u tretur në ujë ose kos pa yndyrë. Ajo vepron duke frenuar urinë e tepërt, duke rritur dhe mirëmbajtur masën tuaj muskulare.

2- Dimagra Dren ose detoks, eleminon toksinat dhe lëngjet e tepërta nga organizmi.

3- Dimagra Xalifom, përmban minerale dhe vitamina të cilat reduktojnë lodhjen dhe nxisin funksionimin normal të muskujve.

Përfitimet në organizëm

Përfitimet e metodës Dimagra mund t’i vini re direkt në organizmin tuaj.

Vepron në urisë së tepërt, mirëmbajtjen e masës muskulare, eleminimin e toksinave dhe ujrave që fryjnë trupin, reduktimin e lodhjes dhe nxitjen e funksionit të muskujve.

Tri fazat e Dimagra ndahen në ato ekstra, intensive dhe faza e mirëmbajtjes të cilat përdoren duke i kombinuar në bazë të nevojës që trupi juaj ka.

Paketa ekstra zgjat maksimumi 6 ditë dhe konsiston vetëm në marrjen e suplementëve ushqimorë Dimagra.

Paketa intensive zgjat vetëm 10 ditë dhe përfshin konsumimin e produkteve Dimagra të kombinuara me ushqime të përcaktuara nga dieta.

Paketa e mirëmbajtjes zgjat të paktën 10 ditë dhe konsumohet me ushqimet që përcakton regjimi ushqimor Dimagra.

Ekspertët e PromoPharma në Itali, sigurojnë humbjen e shëndetshme të kilogramëve në më pak se 1 muaj përdorimi produkteve Dimagra.

Si t’i përdorni?

Siç shpjeguam dhe më lart, kjo varet tërësisht nga nevoja që trupi juaj ka në lidhje me peshën apo largimin e dhjamit e toksinave.

Pra nëse dëshironi të humbisni më shumë se 5 kilogramë duhet të filloni me fazën ekstra që zgjat 6 ditë, 10 ditë me fazën intensive dhe 20 ditë me fazën e mirëmbajtjes së trupit.

Në rast se doni thjesht të mbani peshën tuaj nën kontroll, filloni me 10/20 ditë nga paketa intensive dhe 10/20 ditë nga paketa e mirembajtjes.

Me këtë kombinim do të humbisni më pak se 5 kg në muaj, por do të rigjeneroni muskujt dhe do të largoni toksinat nga organizmi.

Gjatë ndjekjes së regjimit dimagra ju mund të konsumoni 1-2 kafe në ditë si dhe perime dhe burime natyrale proteinash si mishi apo peshku.

Paketa Dimagra në Shqipëri vjen ekskluzivisht nga Aerdpharma dhe shitet në çdo farmaci në të gjithë Shqipërinë.

Për më shumë informacion rreth dietës së dobësimit Dimagra mund të klikoni në website zyrtar të AerdPharma, në Facebook dhe Instagram Dimagra Albania ose në numrin e telefonit +355697050444./AgroWeb.org