Midhje të Skuqura me Miell dhe Vezë – Shija e Veçantë e Detit

1.8k 0

Midhjet janë nga ato ushqime që mund të kthehen shpejt në të preferuara nës ei gatuani në mënyrën e duhur.

Mund të keni dëgjuar apo provuar midhjet e famshme sauté me lëng e domate, por edhe këtë recetë nuk duhet ta humbisni.

Origjina e saj vjen nga Jugu i Italisë dhe është e mbushur me shije interesante e krokante.

Midhjet e skuqura me miell dhe vezë do të kthehen në recetën tuaj sekrete pasi janë të shpejta e të lehta.

Mësoni mëposhtë mënyrë e saktë të përgatitjes së tyre sipas këshillave të AgroWeb.

Përbërësit

  • 500 gr midhje
  • 50 gr miell
  • 1 vezë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të lani dhe pastroni mirë midhjet.

Më pas vendosini të ziejnë në një tigan ose tenxhere të thellë të mbuluara me kapak.

Në këtë mënyrë ato do të hapen dhe ju mund të largoni lehtësisht guackën.

Nëse keni midhje të qëruara, mund të vazhdoni menjëherë nga këtu.

Tulin e midhjeve që përfituar vendoseni në një enë e ndërsa në dy të tjera vendosni vezën e rrahur me pak kripë, piper të zi dhe në tjetrën miellin.

Ndërkohë vendosni në zjarr një tigan me vaj ulliri për të vazhduar më pas me skuqjen.

Merrni midhjet dhe kalojini një nga një tek mielli e më pas tek veza.

Në fund vendosini të skuqen në vaj derisa të marrin ngjyrë të artë.

Këtë process bëjeni me të gjithë midhjet që keni qeruar dhe më pas vendosini ato të kullojnë në një letër kuzhine.

Sipas dëshirës spërkatini sërish me piper të zi dhe konsumojini të ngrohta./AgroWeb.org