Njihen për shijen e tyre delikate e të veçantë dhe traditën e vjetër që përfaqësojnë në vendin tonë.
Peta të holla e të buta të cilat kujtojnë prej vitesh duart e gjysheve duke gatuar mëngjeset në familje.
Kjo traditë e amvisave Shqiptare në recetën e sotëme vjen me miell misri për t’i bërë ato akoma më interesante në shije.
Me siguri të gjithë përbërësit do i keni në shtëpitë tuaj të freskët ndaj mund të nisni menjëherë nga puna.
Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes të kësaj recete në mënyrën më të shpejtë.
Përbërësit
- 250 gr misër kokërr
- 1 vezë
- 125 ml qumësht
- 4 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 22 gr djathë kaçkavall
Përgatitja
Për të përgatitur këtë recetë AgroËeb.org ju këshillon që të shtoni në një mikser kokrrat e misrit, vezën, qumështin, miell misri, sheqerin dhe kripën.
Përzieni derisa të formohet një pastë e trrashë duke e përzier përreth 10 minuta.
Ndërkohë ngrohni një tigan mesatar dhe kur të jetë i nxehtë, shtoni dhe pak gjalpë derisa të shkrijë.
Më pas shtoni një garuzhde të vogël nga pasta e trashë që krijuat më parë dhe rrotulloni tiganin derisa të formohet një petë e hollë.
Gatuajeni për 4-5 minuta e më pas me anë të një spatula kthejeni nga ana tjetër.
Lëreni të piqet edhe për 3 minuta të tjera derisa të marrë ngjyrë të artë.
Në fund shtoni pak djathë kaçkavall të prerë hollë ose të grirë tek gjysma e palaçinkës tuaj duke e lënë të shkrihet në nxehtësi.
Përthyeni më pas gjysmën tjetër të petës dhe sipër lyeni me pak gjalpë të shkrirë.
Shërbejini të ngrohta menjëherë ose futini në furrë për t’i mbajtur të ngrohta pak më gjatë.
Sipas dëshirës mund t’i shoqëroni edhe me salca të ndryshme apo erëza./AgroWeb.org