Pulë me Xaxiq – Receta e Veçantë që Duhet të Provoni

1.5k 0

Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme nëse ju pëlqejnë shijet krokante.

Për ta përgatitur mund të përdorni çdo pjesë të pulës, mjafton të largoni kockat.

AgroWeb ju sugjeron gjoksin e pulës fileto për ta bërë përgatitjen më të lehtë.

Mësoni mënyrën e saktë se si ta gatuani këtë recetë të mrekullueshme dhe përgatiten menjëherë.

Përbërësit

  • 200 grmish pule pa kocka
  • 200 gr kastavecë
  • 130 gr kos
  • 80 gr miell
  • 70 ml qumësht
  • 1 vezë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 majë luge pluhur pjekje
  • Gjysmë luge çaji kopër
  • Gjysmë luge gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Djathë kaçkavall i grirë
  • Limon

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroËeb ju sugjeron të përzieni përbërësit e salcës së xaxiqit në një enë të thellë.

Shtoni kosin, kastravecët e grirë hollë bashkë me hudhrën, koprën, vajin e ullirit dhe pak kripë.

Pasi t’i keni përzier mirë futeni salcën në frigorifer dhe vazhdoni me pjesën tjetër të recetës.

Nisni duke vënë një tigan me vaj ulliri në zjarr në mënyrë që të ngrohet.

Më pas në një enë të vogël shtoni miellin, pak kripë, piper dhe pluhurin për pjekje dhe përzieni.

Në një tjetër enë përzieni qumështin dhe vezën e më pas rrihni me një çekiç mishin e pulës.

Kur të jetë i sheshtë, shyteni atë tek përzierja e miellit nga të dyja anët më pas kalojeni tek ena e vezës me qumështin.

Kalojeni sërish në miell dhe vendoseni menjëherë të skuqet në një tigan me vaj për t’u skuqur.

Lërini derisa të marrin ngjyrë kafe të artë, për 5-7 minuta nga secila anë.

Në fund kalojini në një pjatë, spërkatini me djathë dhe shoqërojini me limon e salcën xaxiq që përgatitët të freskët./AgroWeb.org