Peshk me Limon në Furrë – Plot Shije dhe Butësi

3k 0

Peshku është një nga ato ushqime që preferohet ose jo që në kafshatën e parë.

Por shumica e njerëzve e shijojnë e përveç kësaj është edhe shumë i pasur me vlera për organizmin.

Peshku është një nga burimet më të mëdha të omega-3 që mbron zemrën dhe trurin.

Prandaj në këtë recetë nga AgroWeb.org do ju tregojmë se si ta gatuani atë në mënyrën më të mirë.

Thuajse i zier në tenxhere për nga butësia, por me shumë shije.

Këtë recetë mund ta shijojë e gjithë familja nga të vegjlit deri tek më të moshuarit, pasi në këtë mënyrë peshkun mund ta pastroni lehtë nga halat.

Përbërësit

  • 2 peshq
  • 1 limon
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Pastroni dhe qëroni peshkun si zakonisht e më pas ndajeni sipas dëshirës në 4 pjesë të vogla.

Ju këshillojmë ta bëni këtë nëse do të gatuani peshq të mëdhenj si koca, merluci apo levreku.

Më pas bëni gati një tavë të gjerë, ndizni furrën në 180 gradë që të ngrohet dhe vazhdoni me përgatitjen.

Merrni copat e peshkut dhe spërkatini me pak vaj ulliri dhe disa feta limoni sipër për më shumë shije.

Në fund mbështillini me letër pjekje duke lënë hapësire mes tyre.

Në këtë mënyrë peshku do të piqet, por do të qëndrojë i butë njëkohësisht.

Futeni të piqet të mbështjellë në temperaturën 180-200 gradë për 15 minuta e më pas hiqeni pjesën e sipërme të letrës së pjekjes dhe futeni sërish në furrë.

Lëreni vetëm 10 minuta të tjera dhe kur të jetë gati shijojeni sipas dëshirës.

Në fund shërbejeni duke e servirur me lëngun që ka lëshuar gjatë pjekjes dhe fetët e limonit./AgroWeb.org