Sallata me Pjepër – Shija e Veçantë e Verës

1.8k 0

Një nga frutat më të dashura të stinës i cili konsumohet shumë mirë gjatë ditëve të nxehta pasi dhuron ëmbëlsi dhe shumë hidratim.

Ky frut i ëmbël ofron ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.

Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Siç do ta shikoni edhe më tej në këtë recetë, është nga ato fruta që mund të kombinohet shumë lehtë dhe në sallatë.

Duke u kthyer kështu në një nga gatimet kryesore të tavolinës dhe ndër më të veçantët që do të kënaqë të gjithë familjen.

Do të zgjidhni pjeprin e verdhë bashkë me sallatën e shijshme dhe plot shëndet valeriana.

Ndiqni më tej recetën e sallatës me pjepër sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 900 gr pjepër
  • 100 gr sallatë valeriana
  • 300 gr rrepa te kuqe
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 80 gr ullinj të zinj
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Mente ose nenexhik

Përgatitja

Për të përgatitur sallatën me pjepër vazhdoni me këtë të fundit.

Qëroni pjeprin dhe priteni në kubikë të vegjël deri në 2-3 cm,  më pas prisni në feta të holla edhe rrepat pasi t’i lani dhe pastroni.

Të dy këta përbërës lërini veçmas e ndërkohë zgjidhni fletët e sallatës tuaj valeriana një nga një.

Shtoni me pas tek sallata rrepat e kuqe, djathin e bardhë të preprë në kubikë, ullinjtë e prerë në feta e në fund pjeprin.

Shtoni kripën dhe vajin dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit e sallatës.

Në fund sipas dëshirës mund të shtoni sipër pas mente ose nenexhik për shije me të freskët.

Vendoseni në mesin e tavolinës tuaj dhe mund ta konsumoni menjëherë.

Për këtë sallatë nuk këshillohet ruajtja në frigorifer pasi frutat përveçse humbin ngjyrën kanë tendencën edhe të lëshojnë aciditet./AgroWeb.org