Sallatë me Panxhar – E Shpejtë dhe e Shijshme

4.6k 0

Panxhari është një nga ushqimet më fitimprurëse për organizmin.

Përmban vitaminë B, magnez, hekur, mangan, bakër dhe kalium.

Të gjithë këto përbërës organikë e të shëndetshëm ndikojën në shëndetin e të gjithë trupit.

Panxhari ndihmon në mirëmbajtjen e enëve të gjakut, ul tensionin e lartë, ndihmon trurin dhe çliron trurin nga toksinat.

Mendoni sa vlera direkte mund të përfitoni nëse e bëni pjesë të përditshmërisë tuaj.

E si më mirë se me një sallatë të lehtë para mund ta bëni këtë.

AgroWeb.org ju sugjeron recetën perfekte të panxharit të cilën e mësoni mëposhtë.

Përbërësit

  • 450 gr panxhar i grirë
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 1 thelbi hudhër e grirë
  • 2 lugë çaji mustardë
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete nga AgroWeb.org qëroni panxharin dhe grijeni në fije të holla në një rende.

Vendoseni në një enë dhe aty shtoni uthullën bashkë me vajin e ullirit, hudhrën e grirë, mustardën, kripën dhe piperin e zi.

Të gjithë këta përbërës përziejini mirë dhe sallata juaj është gati.

Shërbejeni me sallatë jeshile, mish apo gatime të tjera./AgroWeb.org