Si të Përgatisni Makaronat Duke Ruajtur Vlerat Ushqimore

2.5k 0

Një nga pjatat më të shijshme e të njohura në të gjithë botën.

Megjithëse jo traditë e vendit tonë, vitet e fundit recetat me makarona janë përhapur me shpejtësi të madhe duke treguar kështu se janë një ushqim i dashur edhe për Shqiptarët.

Adhurohen për shijen e mirë e hera herës sulmohen për shkak të mangësive në vlera ushqyese.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se si t’i bëni  makaronat tuaja më të shëndetshme e plot shije.

Kjo recetë e re do të jetë një zgjidhje perfekte edhe kur jeni në dietë apo ndiheni të fryrë.

Si t’i përgatisni

Kur përgatisni receta të lehta si supa me lëng mishi apo perimesh me siguri mendoni për ngrohtësinë që do të pushtojë stomakun tuaj, shijen e mirë dhe vlerat e shumta ushqyese do të përfitoni.

Pikërisht këtë ju këshillojmë që të bëni edhe me makaronat tuaja.

Si në rastin e supës me makarona të vogla, mund të përgatisni edhe lloje të tjera të tyre.

Zgjidhni makarona tub e të trasha dhe vendosini të ziejnë në lëngun e mishit që përdorni zakonisht për supën.

Nuk ka nevojë të shtoni shumë siç bëni zakonisht me ujin e makaronave, por derisa sasia e makaronave që do të gatuani të mbulohet nga lëngu.

Sapo uji të fillojë të ziejë dhe makaronat të zbuten shtoni në tenxhere edhe perime apo përbërës të tjerë sipas dëhsirës.

Përshembull mund të shtoni qiqra, fasule, lakra apo perime të tjera dhe lërini të ziejnë për disa minuta.

Nuk ka nevojë që t’i kulloni pasi mund t’i konsumoni të gjitha në formën e supës me pak lëng.

Sipas dëshirës sipër mund të shtoni edhe pak djathë të grirë kaçkavall për më shijë shije bashkë me pak vaj ulliri.

Shërbejeni në pjata të thella, grini hollë pak majdanoz të freskët apo pak kopër dhe hidhjani sipër./AgroWeb.org