Super Kokrrat e Kakaos – Burim i Jashtzakonshëm Vlerash Natyrale

1.4k 0

Natyrale dhe plot vlera, këto janë kokrrat e famshme të kakaos të cilat mund t’i përdorni për shumë më teper se shijen e tyre.

Ndonëse mund të jeni mësuar ta përdorni kakaon shpesh në receta apo pije të ndryshme në formën e pluhurit, shija dhe vlerat e saj të vërteta qëndrojnë tek kokrrat e papërpunuara.

Në këtë artikull AgroWeb ju njeh më të gjithë vlerat e mëdha që kanë kokrrat e vogla e plot shije të kakaos.

Ndikimi i kokrrave të kakaos në organizëm

Kokrrat e freskëta të kakaos përmbajnë më shumë kalcium se qumështi i lopës.

Në 100 gr kakao merrni 160 mg kalcium ndërsa nga qumështi i lopës përifotni vetëm 125 mg.

Të dhënat mbi këtë frut ekzotik tregojnë se sa më natyrale dhe të papërpunuara të jenë aq më i madh është përifitimi në shëndet.

Kokrrat e kakaos cilësohen si një nga burimet më të mëdha të antioksidantëve, hekurit dhe magnezit që vjen nga bimët.

Ato kanë 40 herë më shumë antioksidantë se boronicat.

Në këtë mënyrë  ndihmojnë trupin të largojë toksinat dhe ndotjen me të cilën përballet çdo ditë.  

Nëse po kërkoni një burim bimor dhe natyral të hekurit, zgjidhni kokrrat e kakaos.

Ato janë burimi më i madh i hekurit që vjen nga bimët, në 100 gramë kokrra merrni 7.3 mg hekur.

Magnezi është një tjetër mineral që e gjeni me shumicë tek kakao.

Magnezi është i rëndësishëm për të mbajtur një zemër të shëndetshme.

Kokrrat e kakaos kanë veti qetësuese dhe ndihmojnë trupin të çlirojë serotoninë, triptofan dhe tirosinë.

Këto hormone ndihkojnë në ndjenjat e mirëqenies dhe shëndetit të mirë mendor.

Gjithashtu i shtojnë shije ditëve tuaja, ato mund t’i shijoni të pjekura bashkë me kafen ose në vend të karamleve të zakonshme./AgroWeb.org