Gjalpi me Hudhra dhe Erëza – Si të Përgatisni në Shtëpi Salcën e Veçantë

919 0

Përfekt për të lyer bukën e për të shijuar të gjitha ushqimet tuaja.

Të apasionuarit pas ushqimit thonsë se çdo recetë është më e mirë kur gatuan me gjalp.

Mendoni pak për një salcë ose gjalp me shije sipas dëshirës tuaj.

Në recetën e sotëme nga AgroWeb.org do ju tregojmë se si të përgatisni gjalpin me hudhra dhe erëza të freskëta.

Pasi të mësoni ta përgatisni me siguri do të kthehet në një nga sekretet më të veçanta që zotëroni në kuzhinë.

Përbërësit

65 gr gjalpë

2 thelpinj hudhër

1 lugë çaji rozmarinë e freskët

1 lugë çaji trumzë e freskët

2 lugë gjelle majdanoz i freskët

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete duhet të shkrini gjalpin në temperaturë ambienti ose ta fusni 15 sekonda në mikrovalë.

Kur ta keni nxjerrë duhet të jetë jo i lëngshëm, por i butë në mënyrë që të mund ta shtypni lehtë me pirun.

Shtypeni të gjithin me pirun dhe më pas shtoni hudhrat e grira, bashkë me rozmarinën, trumzën dhe majdanozin.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak kripë, nëse gjalpi nuk është vetë shumë i kripur.

Përziejini mirë të gjithë këta përbërës derisa gjalpi të marrë formën e një salce homogjene.

Më pas sipas dëshirës mund ta përdorni menjëherë për të lyer bukën ose ta ruani në frigorifer.

Nëse do ta ruani për një kohë të gjatë, jepini një formë kartore ose rrumbullake në formën e një cilindri dhe vendoseni brenda një kutie ushqimesh.

Në këtë mënyrë do të keni gjalpin tradicional, por me më shumë shije.

Mund ta shoqëroni me feta buke të thekur apo të lyeni mishin për më shumë shije./AgroWeb.org