Kek me Gështenja dhe Çokollatë – I Ëmbël dhe i Butë

1k 0

Nëse doni një kek që ka aromë të mirë, është tepër i butë dhe i veçantë në shije, ky është i duhuri për ju.

Përveçse do të ketë një nga ngjyrat kafe më të bukura e të thella që mund të keni parë tek një kek do ju mahnisë me shijen e  veçantë që gështenjat i japin.

Tipik për vjeshtën dhe dimrin, për t’u shoqëruar me pije të ngrohta dhe jo vetëm, keku me gështenja nuk duhet t’ju mungojë.

Provoni recetën e lehtë të përgatitjes së tij me çokollatë sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

400 gr gështenja të pa qëruara

150 gr miell

3 vezë

150 gr sheqer kaf

100 gr cokollatë e zezë

830 gr gjalpë

1 gr fryrës për ëmbëlsira

Kripë e trashë

Kakao pluhur

Mjaltë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të zieni gështenjat si zakonisht në ujë me kripë të trashë.

Lërini të ziejnë për 30-40 minuta në varësi të madhësisë së tyre e më pas kullojini.

Teksa janë akoma të ngrohta, hiqini lëkurën më anë të një thike dhe vendosini të pastra në një enë të ftohen.

Ndani disa prej tyre veçmas për dekor dhe pjesën tjetër kalojeni në një mikser dhe përzieni derisa gështjenat të jenë bluar të gjithë në formën e pluhurit.

Lërini ato mënjanë dhe ndani të verdhat me të bardhat e vezëve.

Të verdhat rrihini me një pirun duke shtuar aty edhe sheqerin kaf.

Teksa përzieni që sheqeri të shkrijë shtoni gështenjat e bluara, pak rum nëse dëshironi dhe në fund miellin duke e situr.

Përzieni me një rrahës elektrik derisa të formoni një masë kremoze e pa kokrriza.

Tani shkrini cokollatën me pak gjalpë dhe kur të jetë kremoze shtojeni tek brumi që përgatiët më parë.

Me rrahëset elektrike përzieni edhe të bardhat e vezëve derisa të formohet shkuma karakteristike e tyre.

Shtojani sërish brumit duke përzier me një spatula nga poshtë lart derisa e gjithë masa të jetë homogjene.

Në fund shtoni fryrësin për ëmbëlsira duke e situr me kujdes, përzieni dhe një herë të fundit dhe zgjidhni një tavë pjekje.

Lyeni me pak gjalpë një tavë 22 me 15 cm dhe shtoni brumin e kekut si zakonisht.

Tundeni pak  tavën në mënyrë që të dalin bulëzat e ajrit dhe brumi të përhapet mirë në tavë.

Më pas futeni të piqet në furrë të ngrohtë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

Kurt ë jetë fryrë dhe pjekur brenda, nxirreni nga furra lëreni të ftohet pak dhe spërkateni sipër me kako e në mes vendosni 2-3 gështenjat q ëlatë mënjanë në fillim.

Sipas dëshirës kur ta sërvirni mund t’i shtoni edhe pak mjaltë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.