Makarona me Vezë dhe Patate – Shija e Veçantë dhe e Ngrohtë

1.1k 0

Nëse ju pëlqejnë pjatat kremoze, plot shije dhe patetet e buta atëherë provoni këtë recetë të mrekullueshme makaronash.

Mund ta përgatisni fare shpejt dhe shija e veçantë do ju mbushë tryezën plot.

AgroWeb.org në këtë artikull ju sjell mënyrën e saktë të përgatitjes së saj ndaj mblidhni të gjithë përbërësit dhe filloni ta gatuani.

Përbërësit

320 gr makarona rigatoni

500 gr patate

60 gr djathë kaçkavall i grirë

4 të verdha vezësh

1 thelbi hudhër

Vaj ulliri

Piper i zi

Kripë

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë AgroWeb.org vini në zjarr një tenxhere të mbushur me ujë dhe në të fusni patatet e qëruara e të prera në kubikë të ziejnë.

Lërini atë përreth 10 minuta e më pas kullojini e lërini mënjanë.

Ndërkohë vini në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhër dhe shtoni aty patatet e ziera.

Përzieni me kujdes dhe shtoni 150 ml me ujë nga ai i patateve të ziera dhe vazhdoni duke përzier me një lugë druri derisa patatet të fillojnë të shkrijnë.

Lërini të ziejnë në zjarr të avashtë dhe hiqni me kujdes thelbin e hudhrës.

Ndërkohë vini makaronat të ziejnë për 7-8 minuta dhe në një enë më vete hidhni 4 të bardhat e vezëve, djathin e grirë, piperin e zi dhe kripën.

Përziejini të gjitha mirë dhelërini mënjanë teksa makaronat kanë ziër.

Hidhni makaronat tek tigani  pak nga pak, bashkë me pak ujë nga ai i zierjës së tyre dhe përizejini me kujdes.

Në fund hiqni tiganin nga zjarri, shtoni vezët për përgatitët më parë dhe vazhdoni t’i përzieni të gjithë përbërësit.

Do të formohet një masë kremozë të cilën mund ta holloni sipas dëshirës duke i shtuar pak nga pak edhe më shumë ujë nga ai i makaronave.

Spërkasni me piper të zi pluhur dhe shërbjini menjëherë të ngrohta makaronat tuaja./AgroWeb.org