Marmelatë më Boronica dhe Livandë – Receta më e Veçantë

956 0

Një nga frutat më të preferuara të verës dhe një nga lulet më aromatike të saj.

Boronica dhe livanda mund të kombinojnë në ngjyra, por po ashtu shkojnë më së miri edhe në shije.

Në recetën që AgroWeb ju këshillon sot, do të mund t’i provoni të dyja njëherazi.

Ndiqni mënyrën e saktë të përgatitjes së marmelatës me boronica dhe livandë.

Përbërësit

1 kg boronica

400 gr sheqer

1 limon

1 lugë gjelle livandë e tharë ose 1 tufë e njomë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të hidhni boronicat në një enë të thellë.

Më pas shtypini me një shtypëse patatesh ose me anë të një luge derisa të nxirrni të gjithë lëngun e tyre.

Po aty shtoni sheqerin duke e përzier mirë më boronicat dhe grini hollë lëkurën e limonit po tek enë ku ndodhen boronicat.

Shtrudhni dhe gjysmën e limonit tek ena duke bërë kujdes që të mos bien farat e tij.

Në këtë mënyrë do të balanconi shijen e bornicave dhe sheqerit dhe do të ndihmoni marmelatën tuaj të konservohet më gjatë.

Pasi t’i keni përzier mirë të gjithë përbërësit, bëni gati një tenxhere të thellë për zierje.

Shtoni boronicat që përgatitët tek tenxherja dhe lërini të ziejnë derisa të trashen dhe të krijohet cipa e xhelatinës.

Marmalata do të jetë gati në temperaturën 220 gradë C, nëse nuk keni një termometër mund të bëni provën e lugës së ftohtë.

Vendosni një lugë në frigorifer për disa minuta dhe merrni pak nga masa të cilën po zieni.

Nëse kjo e fundit pas kontaktit me lugën fillon e mpikset dhe tkurrët si marmelata normale atëherë mund ta hiqni nga zjarri.

Mos harroni të përzieni herë pas here dhe të hiqni shkumën që formon marmelata në sipërfaqe gjatë procesit të zierjes.

Në fund shtoni tek tenxherja shtoni edhe livandën e tharë të cilën duhet ta shtypni pak para dhe t’i ktheni në formën e një pluhuri.

Përzieni mirë dhe bëni gati ta hidhni marmelatën tuaj në kavanozë të sterilizuar më parë.

Me këtë sasi do të mbushni rreth 4 kavanozë të vegjël ose 2 të mëdhenj.

Lini pak hapësirë mes kapakur dhe marmelatës dhe mbyllini të gjithë hermetikisht.

Lërini të ftohen dhe mund t’i ruani në frigorifer deri në një muaj./AgroWeb.org