Oriz me Thjerrëza dhe Salcë Domatesh – Shije dhe Shëndet në Tryezë

943 0

Kombinimi i legumeve me orizin është i provuar e i vërtetuar për shijen e mrekullueshme që ka.

Patjetër që e keni provuar një herë në jetë orizin me fasule e nëse ju pëlqen edhe këtë pjatë do ta preferoni patjetër.

Kombinimi i thjerrëzave me orizin megjithëse jo shumë i përhapur, mund të kthehet në një nga gatimet tuaja ikonë.

Kjo jo vetëm për nga shija e mirë, por edhe për të gjithë vlerat që ofron në çdo lugë.

Janë dy përbërës të pasur plot e përplot me fibra ndaj do të shpëtoni një herë e mirë nga problemet e tretjes.

Në këtë recetë nga AgroWeb.org ju tregojmë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj pjatë që të gjithë ju ta shijoni në shtëpijat tuaja.

Përbërësit

120 gr thjerrëza

200 gr oriz

3-4 lugë gjelle vaj ulliri

1 thelbi hudhër

1 degë selino

3-4 lugë salcë domatesh

1.2 litra ujë

kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të lani thjerrëzat dhe ndërkohë të prisni në kubikë të vegjël dëgën e selinosë.

Në një tenxhere mesatare ose në një tigan të thellë, hidhni vajin e ullirit, bashkë me hudhrën dhe lërini në zjarr për 2 minura.

Më pas shtoni salcën e domateve, thjerrëzat dhe selinonë duke përzier vazhdimisht me një lugë driri.

Lërini të gjithë përbërësit të gatuhen për 2-3 minuta shtoni ujin dhe lërini thjerrëzat tuaja të ziejnë.

Vendosini sipër një kapak dhe lërini në zjarr të ulët për rreth 40 minuta.

Më pas hiqni kapakun dhe shtoni tek thjerrëzat edhe orizin në mënyrë që të ziejë dhe zbutet.

Sipas nevojës mund të shtoni edhe pak ujë në mënyrë që orizi të ziejë.

Në fund hiqni hudhrën dhe shërbejeni pjatën të ngrohtë me pak majdanoz të grirë sipër ose djathë kaçkavall./AgroWeb.org