Receta e Sallatës me Domate dhe Shalqi

556 0

I pasur në fibra, vitamina dhe minerale, shalqiu i shtohet listës së superfrutave të verës.
Me siguri gjatë kësaj periudhe sa herë ju zë vapa dhe doni t’i mbyllni vaktet ëmbël zgjidhni një fetë shalqi nga frigoriferi.

Me shijen dhe freskinë që dhuron, ky frut i veçantë i verës ngjan si nje ëmbëlsirë e shëndetshme e përgatitur nga vetë natyra.

Kjo sallëtë me domate dhe shaqi, kombinon freskinë dhe vlerat e shumta ushqyese që përbërësit përmbajnë.

Dhe duhet të dini gjithashtu se ky kombnim nuk është aspak i pazakontë, por receta e sotme përmban dozën e saj të veçantisë dhe shëndetit.

AgroWeb.org iu sugjeron të provoni të përgatisni vetë në shtëpi këtë recetë mjaft të thjeshë, për më shumë larmishmëri në tryezën tuaj.

Përbërësit

4 domate të qëruara dhe të prera në kubikë

1 kastravec i qëruar dhe i prerë në kubikë

¼ filxhan me qepë të kuqe të prera hollë

1 filxhan shalqi pa fara dhe i prerë në kubikë

1 lugë gjelle borzilok ose nenexhik, të copëtuara

3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

3 lugë lëng limoni

kripë dhe piper i zi i bluar

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim hapni dhe prisni shalqiun si zakonisht.

Më pas prisni pjesën e mesit në kubikë të vegjël dhe kështu vazhdoni me të gjithë shalqiun duke e pastruar nga farat.

Pastroni dhe prisni po ashtu në kubikë domatet dhe kastravecat dhe më pas qepët.

Nëse preferoni të shtoni nenexhik ose borzilok, pastrojini mirë dhe copëtojini.

Në një tas të përshtatshëm, bashkoni domatet, kastravecin, shalqirin, qepën e kuqe dhe bimët. Përziejini ato butësisht.

Në një entë tjetër, bashkoni vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripën dhe piperin.

Këtë përzierje shtojeni sipër domateve dhe shalqiut, duke i përzier sa më mirë.

Ju gjithashtu mund të shtoni erëza të tjera sipas dëshirës.

Konsumojeni të ftohtë dhe menjëherë pasi shija është e parezistueshme.