Sallatë Frutash me Salcë të Ëmbël Kosi – Receta e Thjeshtë që Nuk Duhet Humbur

839 0

Sallatat e frutave janë padyshim ëmbëlsirat më të shëndetshme që mund të servirni në tryezë.

E mira e tyre është se mund t’i konsumoni në çdo kohë dhe stinë, duke përgjedhur frutat që ju preferoni.

Këtë kemi bërë edhe në këtë recetë duke zgjedhur  disa nga frutat më të shijshme e të ëmbëla të verës të shoqëruara me salcë të ëmbël kosi.

Përbërësit shtesë si kosi, mjalti dhe kenella do të bëjnë që kjo pjatë të kthehet në një nga më të dashurat tuaja.

Kjo recetë është e lehtë në përgatitje dhe shumë e shijshme për t’u konsumuar nga e gjithë familja.

Përgatitja

400 gr luleshtrydhe

4 pjeshkë

120 gr boronica

120 gr kos

1 lugë gjelle mjaltë

Kanellë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të lani mirë frutat me ujë të bollshëm.

Më pas filloni t’i prisni në kubikë apo forma të tjera të vogla sa një kafshatë, përvec boronicave.

Largoni po ashtu të gjitha farat apo gjethet dhe vendosinifrutat tuaja në një enë të përbashkët.

Më pas përgatisni salcën e ëmbël shoqëruese.

Në një enë shtoni kosin pa yndyrë, mjaltin, kanellën dhe përziejini mirë të gjithë këta përbërës.

Në fund kur salca të jetë homgojene, hidheni tek frutat dhe përziejini ato me kujdes në mënyrë që të krijohet një salltë kremoze dhe shumëngjyrëshe.

Në fund të këtij procesi mund ta shijoni menjëherë sallatën tuaj ose ta ruani të mbyllur në frigorifer deri në 3 ditë./AgroWeb.org