Sallatë e Ftohtë me Thjerrëza – E Lehtë Dhe e Shëndetshme

2.9k 0

Nëse ju duhet një vakt i shpejtë, i shëndetëshëm dhe i lehtë sapo keni gjetur të duhurin.

Thjerrëzat janë një nga ushqimet më të pasura me fibër dhe hekur ndaj ju ndihmojnë të mbani trupin në formë shumë lehtë.

Kjo pjatë ka vetëm 232 kalori për çdo porcion që do të konsumoni dhe vetëm 10% karbohidrate e shumë pak yndyrna.

Përtej shëndetit, është një nga kombinimet më të mira që do të provoni pasi thjerrëzat janë të njohura për shijen e tyre të mirë.

Perfekte për t’u ngrënë në çdo kohë dhe nga të gjithë.

Nëse nuk dini ndonjë recetë të veçantë sallate, sapo gjetët të duhurën mos nguroni ta gatuani.

Përbërësit

250 gr thjerrëza

1 lugë gjelle vaj ulliri

50 gr djathë i bardhë

2 lugë gjelle lëng limoni

2 lugë gjelle qepë e kuqe e grirë

1 tufë majdanoz

Piper i zi

Kripë

Përgatitja

Për të realizuar këtë recetë si fillim AgroWeb ju këshillon të zieni thjerrëzat përreth 1 orë.

Më pas kullojini ato dhe lërini të ftohen.

Ndërkohë grini hollë të gjithë përbërësit e tjerë duke filluar me qepën, majdanozin dhe thërrmoni djathin e bardhë.

Shtoni thjerrëzat në një enë të thellë, bashkojini me përbërësit e tjerë, shtoni vaj, kripë e piper dhe përzieni me kujdes.

Mund ta konsumoni menjëherë në temperaturë ambient ose ta ruani të mbyllur në frigorifer.

Llojin e thjerrëzave mund ta zgjidhni sipas dshirës tuaj ose të zgjidhni një miks prej tyre.

Këtë sallatë mund ta pasuroni edhe me përbërës të tjerë sipas dëshirës tuaj./AgroWeb.org