Sallatë Me Rukola Dhe Shalqi – Shije dhe Freski

538 0

Sallata me rukola dhe shalqi është sallata më e mirë që mund të konsumoni gjatë verës!

Një pjatë e pasur në vitaminë A dhe C, por gjithashtu edhe në minerale si kaliumi, kalciumi dhe hekuri.

Tashmë dihet se përfshirja e frutave në sallatë si boronicat, mollët, rrushi e shumë të tjera, krahas shijes i shtojnë asaj edhe më tepër vlera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë.

Kjo recetë që AgroWeb.org sjell sot për ju nuk mund të ishte më e thjeshtë dhe më e veçantë se kaq!

Ndaj ndiqni më poshtë hapat e përgatitjes së saj dhe provoni ta përgatisni edhe vetë në shtëpi.

Përbërësit

250gr shalqi të prerë në kubikë

140gr rukola

85gr djathë feta

kripa e detit

piper

35gr vaj ulliri

uthull balsamika

Përgatitja

Niseni recetën duke prerë në kubikë shalqirin dhe më pas duke pastruar dhe copëtuar rukolën.

Bashkojini këta dy përbërës në një tas të madh për servirje.

Sipër tyre grimcon pak djathë të bardhë dhe më pas spërkateni sallatën me kripë dhe piper për shije.

Në fund shtoni edhe vajin e ullirit së bashku me uthullën balsamike.

Përziejeni mirë sallatën në mënyrë që përbërësit të bashkohen sa më mirë.

Tani ju mbetet ta shijoni./AgroWeb.org