Sallatë Verore Me Patëllxhanë – E Lehtë, E Shijshme plot Shëndet

2.3k 0

Gjatë stinës së verës, nevoja për gatime praktike, të thjeshta e që nuk hanë shumë kohë është e madhe.

Një nga perimet më të gatuara në stinën e verës është patëllxhani sepse ai përpunohet lehtë dhe gjithmonë ofron një vakt të shijshëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë të  shijshme të sallatës me patëllxhan për një vakt të bollshëm e shumë të shijshëm.

Meze Verore  Me Patëllxhanë

Për përgatitjen e kësaj recete ju nevojiten:

6 patëllxhanë mesatarë

1 filxhan me domate qershi

2 lugë gjelle me majdanoz të freskët e të grirë hollë,

Çerek filxhan çaji me vaj ulliri,

1 lugë gjelle me lëng limoni,

1 lugë çaji meë uthull molle

1 lugë çaji me kripë,

Gjysmë luge çaji me piper të zi

2 thelbinj hudhër.

Ndizeni furrën në  200 °C.  Vendosini patëllxhanët e larë në furrë duke i shpuar me pirun në vende të ndryshme.

Lërini të piqen për rreth një orë, ndonëse koha e pjekjes është në varësi të përmasave të patëllxhanëve.

Për pasojë, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që 40 minuta pasi t’i keni futur në furrë t’i kontrolloni patëllxhanët nëse janë pjekur.

Pasi janë pjekur, lërini të ftohen pak dhe më pas prijini në copa të përmasave mesatare.

Merrni një enë të vogël dhe përzieni vajin e ullirit, kripën, piperin e zi, hudhrën e grirë hollë, lëngun e limonit dhe uthullën e mollës.

Pasi të jenë përzier mirë me njëri tjetrën salcën hidheni sipër patëllxhanëve.

Në fund, prijini domatet qershi dhe majdanozin grijeni hollë dhe hidhini sipër sallatës së ftohtë me patëllxhanë.

Kjo sallatë e shijshme mund të shoqërohet me një pjatë kos.

Kosi me patëllxhanin është një nga kombinimet më të shijshme dhe të pasur në vlera.

Patëllxhanët janë shumë të pasur me fibër e cila është e domosdoshme për tretjen.

Një filxhan me copa patëllxhani të pagatuar përmban gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të fibrës.

Kjo e fundit ju mban të ngopur për shumë gjatë.

Patëllxhanët ofrojnë pak kalori dhe shumë vlera ushqyese.

Ato janë të pasur edhe me acid folik që është shumë i rekomandueshëm për gratë shtatzënë.

Përpos të tjerave, patëllxhanët përmbajnë antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. /AgroWeb.org