Oktapodi është një nga molusqet më të dashur kur vjen puna tek kuzhina dhe recetat e shijshme.
Jo gjithnjë mun dta gjeni të freskët në banakët e shitjeve, por sa herë që të mundeni me siguri që dhe ju e merrni për ta shijuar.
Megjithatë shijimi i tij në përsosmëri kërkon pak mjeshtëri në gatim.
Në këtë artikull nga AgroWeb do ju tregojmë disa mënyra interesante se si ta përgatisni oktapodin.
Filloni me zierjen
Për të gatuar siç duhet një oktapod duhet të dini gjithçka edhe për zierjen që le të themi është procesi i parë i gatimit në këtë rast.
Vendoseni të ziejë duke shtuar edhe disa gjethe dafine në ujë për më shumë aromë.
Kur të jetë zjerë e zbutur paksa, lëreni të ftohet tek uji ku e zjetë.
Sipas dëshirës okapodin mund ta gatuani edhe në mënyra të tjera, përshembull në avull, në furrë apo në zgarë.
Koha e gatimit të oktapodit varet nga madhësia e tij por zakonisht kërkon 30-40 minuta për tu zjerë.
Pas këtij hapi mund të vazhdoni me përgatitjen e recetave sipas këshillave të AgroWeb.
Sallatë me oktapod dhe patate
1000 gr oktapod
4 patate
1 selino
1 tufë majdanoz
1 gjethe dafine
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull e bardhë
Kripë
Piper
Përgatitja
Zieni patatet bashkë me lëkurë për 30 – 40 minuta e më pas lërini të ftohen në një enë.
Pasi të keni pastruar dhe zjerë oktapodin siç ju shpjeguam më lart, shtoni tek uji 1 gjethe dafine dhe uthullën e bardhë.
Pasi oktapodi të jetë gati, kullojeni dhe largoni nga tentakulat e tij mbetje të lëkurës nëse ka.
Lëreni të ftohet veçmas dhe pastroni selinonë më pas priteni në kubikë të vegjël.
Po kështu grini hollë edhe majdanozin dhe vendoseni në një enë, shtoni aty 2 lugë gjelle vaj ulliri, pak kripë dhe piper.
Përzieni mirë me lugë të gjithë përbërësit dhe prisni në kubikë ose rrathë të hollë edhe patatet e zjera.
Prisni edhe tentakulat e oktapodit në pjesë të vogla dhe vendosini të gjithë këta përbërës në një enë të përbashkët.
Shtoni selinonë, majdanozin, pjesën tjetër të vajit të ullirit dhe sërish kripë e piper sipas dëshirës.
Tavë me oktapod dhe salcë
1000 gr oktapod
2 thelbi hudhër
1 spec i kuq djegës
400 gr domate të qëruara
1 qufë majdanoz
1 lugë kafe sheqer
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja
Në një tavë balte ose nëse nuk keni edhe qeramike apo qelqi vendosni të skuqet oktapodi me 4-5 lugë gjelle vaj ulliri për 2-3 minuta.
Kthejeni 2-3 herë gjatë këtij procesi në mënyrë që të skuqet nga të gjithë anët, më pas shtoni 400 gramët e domateve të qëruara.
Po aty shtoni specin djegës të grirë, sheqerin dhe mbulojeni tavën me një peshqir kuzhine ose napë.
Sipër vendosini kapakun tavës dhe kini arasysh të mos i lini cepat e peshqirit shumë të gjatë jashtë tavës pasi mund të digjen nga nxehtësia e sobës.
Lëreni të gatuhet në zjarr mesatar për 2 orë dhe me pas shtoni tek tava hudhrën dhe majdanozin e grirë dhe lëreni të gatuhet në nxehtësinë e tij për disa momente të tjera.
Pasi të jetë ftohur paksa mund ta shërbeni duke e ndarë në racione e duke e shoqëruar me salcën e tij./AgroWeb.org