Drobitja Mendore dhe Emocionale – Mësoni Shenjat Treguese dhe si ta Trajtoni

1.4k 0

Drobitja emocionale është një gjëndje që shkaktohet si pasojë e stresit të akumuluar në jetën personale dhe atë profesionale.

Njerëzit që përballen me këtë problem ndihen sikur nuk kanë pushtet apo kontroll mbi ndodhitë e jetës.

Ata ndihen të zënë në kurth ose të vënë me shpatulla pas muri.

Mungesa e gjumit, energjisë dhe motivimit e vështirësojnë daljen nga kjo drobitje emocionale e mendore.

8 Shenjat Paralajmëruese Të Drobitjes Mendore Dhe Emocionale

Drobitja emocionale vjen në mënyrë tinëzare dhe pa e kuptuar.

Megjithatë, ekspertët kanë identifikuar 8 shenja paralajmëruese ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes.

Irritimi i shpejtë,

Mungesa e motivimit,

Ankth dhe atak paniku

Vështirësi në fjetje,

Mungesë durimi ndaj familjarëve, miqve dhe kolegëve,

Probleme me tretjen, me stomakun dhe dhimbje barku,

Shkëputje emocionale nga realiteti dhe ndjesia e zbrazëtisë.

Shkaktarët E Drobitjes Mendore Dhe Emocionale

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, stresi i vazhdueshëm e kronik lë shumë pasoja në organizëm.

Shkaktarët e drobitjes mendore variojnë nga individi por disa prej faktorëve më të zakonshëm janë:

Punët stresuese siç janë: mësuesia, infermieria, mjekësia, policia.

Degët e vështira në shkollë,

Puna me orare të zgjatura,

Lindja e një fëmije,

Mungesa e një shtëpie,

Stresi financiar ose varfëria,

Përkujdesja ndaj një njeriu të dashur në nevojë

Vdekja e një të afërmi,

Sëmundja kronike.

Si Të Trajtoni Drobitjen Emocionale Dhe Mendore

Mundohuni të Eliminoni Stresin

Kjo mund të mos jetë gjithmonë e mundur, por duhet të përpiqeni fort që ta eliminoni stresin në punë, familje e të tjerë.

AgroWeb.org ju rekomandon të kryeni aktivitet fizik dhe të dilni me shoqërinë.

Ushqehuni Shëndetshëm

AgroWeb.org ju sugjeron të shmangni sheqerin, ushqimet e skuqura dhe ato të përpunuara.

Përqendrohuni tek një regjim i pasur me fruta, perime, drithëra e mishra pa dhjamë.

Falë këtyre ushqimeve, do të merrni vitamina dhe minerale dhe do të riktheni nivelet e energjisë dhe do të përmirësoni tretjen.

Këto kanë një efekt domino në gjëndjen tuaj emocionale.

Aktiviteti Fizik

Çdo lloj aktiviteti fizik ndihmon në çlirimin e endorfinës dhe serotoninës.

Për më tepër, aktiviteti fizik ju heq mendjen nga problemet.

Kujdes Me Alkolin

Alkoli mund të ofrojë një përmirësim të përkohshëm të humorit, por më pas do të nxisë ankthin dhe depresionin.

Për më tepër, alkoli ndikon edhe tek cilësia e gjumit.

Gjumi

Gjumi është i një rëndësie thelbësore për shëndetin emocional.

Synoni të flini 7-9 orë gjumë çdo natë duke krijuar një rutinë të cilës i duhet përmbajtur me përpikmëri.

Kërkoni Ndihmë

Është shumë e rëndësishme që të kërkoni ndihmoni profesionale për të trajtuar këtë problem.

Një terapist mund t’ju ndihmojë të zbuloni mekanizmat e duhur brenda vetes për t’ia dalë mbanë e për t’u rikthyer në gjendjen tuaj të mëparshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.