Çfarë Po Ndodh me Përhapjen e Koronavirus – Situata Në të Gjithë Botën

240 0

Që prej Dhjetorit të vitit të shkuar një virus i panjohur më parë për shkencën po përhapet kudo në botë.

Origjina e këtij virusi megjithëse nuk është konfirmuar ende nga zyrtarë, ka me dhjetra versione që qarkullojnë.

Vuhan, një qytet Kinez me rreth 11 milion banorë mendohet të jetë vendi i parë ku koronavirusi është shfaqur, ku edhe numri i të prekurve është më i lartë.

Transmetimi i koronavirusit nga njeriu tek njeriu është konfirmuar prej më shumë se një muaj tashmë dhe simptomat janë të qarta e të njejta.

Përhapja në të gjithë botën

Përhapja e këtij virusi nisi në ditët e para të Dhjetorit të 2019 dhe vazhdoi të përhapej në disa qindra ose disa mijëra të prekur në Vuhan dhe në vende të tjera të Kinës.

Në vetëm 2 javë ku kjo epidemi u bë intensive, numri i të infektuarve është më shumë se 20 mijë dhe 2790 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Numërohen 427 vdekje në më shumë se 20 shtete dhe 688 persona të shëruar nga ky virus.

Pavarsisht shifrave, ekspertet shprehen se mundësia e prekjes nga koronavirus është shumë e madhe edhe për personat që janë kuruar më parë ndaj këtij virusi.

Vendet më të prekura janë provincat rreth Vuhanit dhe qytete të tjera të Kinës.

Në këtë grup kritik hyjnë edhe vendet të cilat kanë pasur një fluks personash të cilët vijnë nga këto zona.

Origjina e virusit

Teoritë e hedhura fillojnë që nga supa me lakuriq nate, konsumimi i gjarpërinjëve e deri tek përhapja e qëllimshme e virusit.

Deri më tani, asnjëra nuk është konfirmuar zyrtarisht nga qeveria Kineze apo nga burime të tjera zyrtare.

Teksa virusi përhapet, shkencëtarët po punojnë për të gjetur gjenezën e virusit dhe mundësitë e kurimit të tij.

Ndërtimi i tij është i ngjashëm në 88% të tij me epideminë SARS e cila u përhap në vitet 2002- 2003 në të gjithë botën.

Shenja të këtij virusi gjenden edhe tek lakuriqët e natës të cilët njihen si mbatës të shumë viruseve.

Lakuriqët e natës janë mbartës të SARS, virusit Ebola e shumë të tjerëve të cilët mund të kthehen në një rrezik të vërtetë për jetën.

Megjithëse të dhënat janë të konfirmuara nga shkencëtarët, ende nuk dihet nëse edhe kafshët të tjera janë mbartëse dhe transmetuese të kësaj sëmundje.

Kalimi i virusit nga kafshët tek njeriu është ende në faza studimi, pasi nuk ka të dhëna të qarta.

Sipas ekspertëve e vetmja mënyrë për të qenë të sigurt mbi origjinën e këtij virusi është të analizohen të gjithë kafshët e shitura në tregun ushqimor të Vuhanit ku dyshohet të jetë edhe epiqendra e sëmundjes./AgroWeb.org