Koronavirusi një Epidemi Mbarëbotërore? – Si Qëndron e Vërteta

340 0

Prej më shumë se tre javësh kryefjala e emergjencave shëndetësore është pa dyshim koronavirusi.

Që në rastet e para, u vu re se ky virus i ri infektiv do të kishte një shtrirje të madhe, duke parë veprimin e tij në orgnizëm.

Vuhan qyteti Kinez nga ku virusi pati shpërthimin e parë është tërësisht i izoluar, teksa numri i të prekurve dhe viktimave po shtohet.

Duket se megjithë masat e marra, kjo sëmundje nuk do të ndalet edhe për disa kohë.

Alarmi se koronavirusi mund të kthehet në një epidemi të rrezikshme është ngritur prej disa ditësh edhe nga ekspertët.

Përhapja në Botë

Kreu i Mjekësisë së Shëndetit Publik në Hong Kong University, Profesor Gabriel Leung,  është shprehur se ky virus mund të kthehet në një epidemi që do të prekë 2/3 e popullsisë së botës.

Kjo përkthehet rreth 60-80% e globit, duke kaluar edhe në shifra më të mëdha e të frikshme.

Çdo person i prekur infekton dhe 2.5 të tjerë me të cilët ndërvepron.

“60% e popullsisë së botës është një numër jashtëzakonisht i madh,” është shprehur Leung.

Sipas tij edhe sikur mundësia e kësaj përhapje të jetë vetëm 1%, sërish numri i të prekurve gjatë kësaj kohë po shtohet dhe viktimat do të jenë të mëdha.

Leung bën thirrje që masat të jenë urgjente jo vetëm në Kinë, por edhe në vende të tjera.

Masat Ndërkombëtare

Oragnizata Botërore e Shëndetësisë shprehet se po mundohet të monitorojë situatën jo vetëm në Kinë, por në të gjithë botën.

Siguria është një prioritet për të gjithë shtetet, në mënyrë që rastet me këtë virus të parandalohen dhe izolohen.

Deri më tani në të gjithë botën janë konfirmuar 45,171 raste ku 1,115 kanë humbur jetën, 9ndërsa 4,831 janë kuruar nga sëmundja.

Megjithëse Kina i ka izoluar të gjithë territoret ku virusi ka pasur një shpërndajrje të gjerë, shqetësimi mbetet akoma prezent.

Çfarë pritet të bëhet

Mbi 400 shkencëtarë dhe mjekë janë mbledhur të martën në Gjenevë për të diskutuar të gjitha mundësitë mbi kontrollin e këtij virusi.

E rëndësishme është të ndalet ritmi i shpejtë me të cilin koronavirusi po përhapet.

Në këtë takim të organizuar nga OBSH, u diskutuan të gjithë faktet e panjohura mbi koronavirusin.

Sipas shkencëtarëve një vaksinë efikase do të jetë në treg brenda 18 muajve dhe gjatë kësaj kohe duhet të përdoret çdo mjet për të parandaluar përhapjen e tij.

Edhe pse kura për këtë virus nuk është gjetur ende, teknologjia ka arritur të identifikojë rastet vetëm përmes temperaturës.

Sipas të dhënave ku është bazuar AgroWeb.org, shkaku i një përhapjeje kaq të madhe të këtij virusi vite edhe nga fakti se jemi në një periudhë gripale.

I vetmi shqetësim që mjekët infeksionist kanë është përhapja e këtij virusi dhe formumi i mutacioneve në organizëm.

Ndaj bëjnë thirrje që njerëzit të tregohen të kujdesshëm dhe të informojnë mjekët nëse shohin edhe simptomat më të vogla, tek vetja apo të afërm.

Fakte mbi koronavirusin

Koronavirusi është në të vërtëtë një grup sëmundjesh dhe jo një e vetme.

Sëmundje me të cilat ekspertët kanë shume kohë që e luftojnë, por që vazhdon të ndryshojë formë.

Emri koronavirus vjen nga Latinishtja dhe do të thotë virus me kurorë.

Kjo për shkak të formës së rrumbullakët dhe me dhëmbëza që ky virus ka.

Megjithëse është rreth 5 milion herë më i vogël se trupi njerëzor ka aftësi të bllokojë rrugët e frymëmarrjes  dhe të kthehet në një rrezik për jetën./AgroWeb.org