Qytetet Shqiptare të Prekura Nga Koronavirusi COVID-19

479 0

Që prej të henës Shqipëria ka shënuar rastet e para të infektuarve me koronavirusin COVID-19.

Këto tre ditë numri i të infektuarve ka arritur në 12, teksa ditën e sotëme është shënuar edhe viktima e parë.

E moshuara që ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit të ri, ishte një 73 vjeçare me histori udhëtimi me Italinë në këto 10 ditë.

Vetëm 24 orët e fundit janë kryer 43 testime të reja në laboratiorin e ISHP në lidhje me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot shtimin e rasteve me koronavirus dhe shtrirjen e tij në më shumë se një qytet të vendit.

Të dhënat zyrtare

Tirana ishte qyteti i parë që izoloi pacientin zero dhe një të afërm të tij.

Bëhet fjalë për një 28 vjeçar të kthyer nga Italia dy javë më parë dhe babain e tij 54 vjeç, po ashtu të infektuar.

Të dy këto raste janë izoluar dhe po trajtohen në QSUT bashkë me të afërm të tyre.

Sipas të dhënave nga mjekët vetëm 3 persona ndodhen aktualisht të izoluar në QSUT.

Ndërsa 7 të tjerë të konfirmuar me COVID-19, përsëri kontakte të afërta me rastin zero, janë në vetëizolim në shtëpi.

Kjo pasi nuk shfaqin shenja klinike të infeksionit respirator edhe pse janë të infektuar.

Rasti tjetër u shënua jashtë Tiranës, në qytetin e Durrësit, ku një 73 vjeçare e infektuar humbi jetën pak orë më parë si pasojë e COVID-19.

Në konfirmimet e fundit Ministria e Shëndetësisë identifikon edhe një të moshuar në qytetin e Lushnjes, përsëri i kthyer nga Italia.

Ekspertët shprehen se nga të 12-të rastet e konfirmuara vetëm tre prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin.

Kështu një rast në Tiranë, ai i Durrësit dhe i Lushnjes janë tërësisht të ndarë nga njeri tjetri, por të gjithë me histori udhëtimi me Italinë.

Mësohet se të gjithë kontaktet e afërta të këtyre personave janë identifukuar dhe po mbahen në vetëkarantinim për 14 ditë.

Në 12 të infektuar, po qëndrojnë të izoluar gjithashtu edhe 104 kontakte të afërta të tyre.

Gjendja e të Infektuarve

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, të infektuarit janë në një gjendje mesatare shëndetësore dhe po mbahen nën mbikqyrjen e mjekëve në terapi intensive.

Rasti i 73-vjeçares u rënduar edhe nga sëmundje të tjera.

E moshuara vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, status post by pass.

Mjekët pohuan se gruaja ishte kthyer nga Italia 10 ditë më parë, dhe fillimisht ishte trajtuar për pneumoni.

Ndërkohë në vend janë mbyllur tubimet dhe aktivitetet publike ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën apel për zbatimin me rigorozitet të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Këshilla parësore është të kufizoni lëvizjet!/AgroWeb.org