Dieta Dimagra – Si të Dobësoni Shpejt Belin dhe Kofshët

1.1k 0

Një nga mënyrat më të shpejta për të humbur në peshë është të konsumoni shumë proteina.

Ato ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit dhe ulin ndjenjën e urisë që përkthet më pas në masa dhjamore të humbura.

Po këtu futen edhe mineralet e vitaminat të cilat janë përgjegjëse jo vetëm për shëndetin e organeve, por edhe zhvillimin e mirë të muskujve.

Mënyra më e shpejtë për t’i shtuar të gjitha këto në dietën tuaj është t’i merrni nëpërmjet pijeve përgjatë gjithë ditës.

Një lëng detoks i pasur me proteina, minerale e vitamina do ta ndihmojë të gjithë organizmin tuaj të luftojë toksinat dhe të shkrijë dhjamin e padëshiruar.

Çfarë është dieta e lëngjeve ose detoksi?

Dietat detoks me bazë lëngjet veprojnë duke pastruar tërësisht trupin me anë të pijeve që kanë si funksion t’ju ngopin dhe të largojnë toksinat nga organizmi.

Këtu futen lëngjet e frutave, perimeve që ju mund të konsumoni çdo ditë ose paketat e posaçme për dobësim Dimagra që AgroWeb sugjeron për ju.

Paketat natyrale të dobësimit Dimagra kanë bazë hirrën e qumështit dhe funksionojnë si një dietë ketogjenike me shumë pak karbohidrate.

Këto përzierje në formë pluhuri treten në ujë dhe funksionojnë si zëvendësuese të ushqimit të tepërt e të dëmshëm që trupi juaj mund të kërkojë.

Dimagra vepron në frenimin e urisë së tepërt, mirëmbajtjen e masës muskulare dhe largimin e ujrave që fryjnë trupin dhe ju bëjnë të dukeni më të shëndoshë.

Ekspertët sigurojnë humbjen e më shumë se 5 kilogramëve që në muajin e parë të ndjekjes së kësaj diete.

Regjime të tilla zgjasin deri në disa javë, japin efekte të shpejta në humbjen e masës dhjamore dhe ju bëjnë të ndiheni të lehtë në një kohë shumë të shkurtër.

Si të zgjidhni të duhurën?

Dimagra është një dietë natyrale me kalori të ulëta që largon yndyrnat në të gjithë trupin, por sidomos në zonën e barkut dhe kofshëve.

Prandaj nëse doni të humbisni kilogramë në këto zona që zakonisht janë sfiduese për të gjithë, zgjidhni një regjim efikas e të shëndetshëm.

Spas nevojës së trupit tuaj Dimagra ofron 3 paketime të cilat kryejnë funksione të ndryshme me një efekt të sigurtë dhe natyral për organizmin.

1-Dimagra Protein, vepron duke frenuar urinë e tepërt ruan dhe forcon masën muskulare.

Konsumohen fare lehtë duke i tretur në ujë ose në kos pa yndyrë.

2- Dimagra Dren është një formulë që largon të gjithë lëngjet që ju fryjnë dhe toksinat nga organizmi juaj duke ju bërë të dukeni më të dobët.

3- Dimagra Xalifom, është një paketë mineralesh dhe vitaminash të cilat nxisin funksionin e mirë të muskujve dhe largojnë lodhjen.

Përdorimi i paketës Dimagra

Dimagra është një dietë e ekuilibruar e certifikuar nga ekspertët e PromoPharma në Itali e cila promovon uljen e perimetrit në zonën rreth belit, vitheve dhe kofshëve.

Këto paketa mund t’i përdorni një nga një ose të gjithë së bashku në varësi të kilogramëve që doni të humbisni apo nëse thjesht doni të mbani peshën nën kontroll.

Nëse dëshironi të humbisni më shumë se 5 kilogramë në më pak se një muaj duhet të filloni me fazën ekstra që zgjat 1 javë duke konsumuar vetëm proteinat.

Për të mbajtur peshën tuaj nën kontroll kombinoni lëngjet e paketës dimagra me ushqime të tjera të shëndetshme.

E gjithë kjo dietë do të zgjasë jo më shumë se 30 ditë ndërsa efektin e kilogramëve të humbur do ta ndjeni që në javët e para të përdorimit.

Paketat Dimagra mund t’i gjeni në çdo farmaci ose të kontaktoni në Facebook dhe Instagram faqen zyrtare të ‘Dimagra Albania’ në website zyrtar AerdPharma ose në numrin e telefonit +355697050444. /AgroWeb.org