Domate Të Pjekura Me Djathë Dhe Vaj Ulliri – Shije Verore

1.5k 0

Domatet janë më të preferuarat e verës dhe përdorimet e tyre në këtë stinë janë të larmishme.

Një prej mënyrave më të mira për të shijuar magjinë e domateve është pjekja e tyre me djathë të butë dhie bashkë me thërrime buke të përziera me erëza të ndryshme.

Receta e kësaj antipaste fantastike gjendet më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.

Përgatitja e Domateve të Pjekura me Djathë

Përbërësit

4 domate

1 thelpi hudhre të grirë hollë

1 lugë gjelle me gjethe borziloku

2 tufa majdanoz të prera hollë

Kripë dhe piper,

Gjysëm luge çaji me rigon të thatë

1 lugë gjelle me vaj ulliri

20 gramë thërrime buke

1o0 gramë djathë të bardhë (ose kakavall nëse preferoni)

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të ndizni furrën në 200 gradë.

Merrni tepsinë dhe lyejeni me vaj vegjetal.

Prijini domatet në feta të trasha dhe vendosini në tepsi.

Merrni një tigan dhe skuqini lehtë me gjalpë thërrimet e bukës deri sa të kenë marrë ngjyrë kafe.

Hidhini sipër tyre një shtresë të djathit të dhisë dhe plotësojeni me thërrime buke, hudhër, majdanoz, kripë, piper dhe rigon.

Më pas spërkateni secilën prej fetave me vaj ulliri.

Tepsinë futeni në furrë dhe domatet piqini për 20 minuta ose deri sa djathi të ketë zenë një kore të pjekur.

Pas pjekjes, domatet do të jenë zbutur dhe djathi do të ketë marrë një ngjyrë të kafenjtë.

Aroma e hudhrës në këtë rast plotëson mjaft mirë shijen e domates së pjekur.

Në fund, mbi secilën prej fetave të domateve mund të shtoni edhe pak thërrime buke për t’i bërë ato më krokante në çdo kafshatë.

Shtoni sërish pak vaj ulliri për shije dhe aromë përfundimtare.

Këtë pjatë mund ta konsumoni në vakt dreke ose darke duke shoqëruar gatime të tjera ose si një e vetme.

Domatet mund t’i piqni në furrë edhe të vetme dhe t’i kombinoni me djathra të ndryshëm në panine apo perime të pjekura.

Në këtë mënyrë, ju mund të shfrytëzoni vlerat e tyre në çdo vakt të ditës, sepse pjekja ruan ushqyesit dhe vitaminat e domateve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.