Kur vjen vaksina në Shqipëri? – Mira Rakacolli Jep Lajmin Optimist

190 0

Një harta e The Economist tregon se vaksina do vijë në vendin tonë në prill 2022.

 Por Mira Rakacolli, kreu i komitetit teknik të ekspertëve tha në Open se vaksina do të vijë në Shqipëri në fillim të viti 2021.

Kjo hartë është bërë mbi bazë parashikimesh. Nuk e di kush ka qenë burimi informacioneve që përcaktojnë këtë hark kohor. Por qeveria ka lëvizur që vaksina të jetë në muajt e parë të viti 2021.

Ne kemi punuar në disa drejtime, i pari me Covax. varet se cila vaksinë do jetë e para, covax ka në portofolin e saj shumë vaksina. Këtu për shembull është e Astra zenecas, por është në tratativa dhe me Modernan”, tha ajo.

Por pjesa më e madhe e shqiptarëve janë kundër marrjes së një vaksine që do të mund tí mbronte ata nga virusi i Covid-19, i cili prej shtatë muajsh ka ndikuar rrënjësisht ekonominë dhe mënyrën se si njerëzit punojnë e jetojnë.

Në një sondazh të IDRA poll, dilemës së marrjes së vaksinës ose jo kur ajo të jetë gati, të anketuarit i janë përgjigjur me skepticizëm, ku 54% e tyre deklarojë se “më së shumti jo” ose “absolutisht jo”, nuk do e bëjë vaksiën edhe kur ajo të jetë gati. 19% e tyre jaë të vendosur të vaksinohen dhe 18% deklarojë “më së shumti PO, do e bëjmë vaksiën” kur ajo të jetë gati.

Skeptikët e vaksinës më pas janë pyetur se cilat sipas tyre janë arsyet kryesore të refuzimit të vaksinimit kur ajo të jetë gati. Më shumë se gjysma (53%) i druhen efekteve anësorë të vaksinës, 20% e tyre janë kundra vaksinave në parim, 11% e tyre dyshojë te efektshmëria e saj.

Qendrimet e Qytetarëve

IDRA, një kompani sondazhesh, ka hulumtuar mbi mendimet dhe qëndrimet e qytetarëve sa i takon shifrave që deklarojnë institutioncet, gjasat e prekjes nga COVID-19, mendimin lidhur me disa teori konspirative të cilat qarkullojnë në opinion publik si dhe qëndrimi i tyre kundrejt një vaksine të mundshme për COVID-19.

Fillimisht, të anketuarit janë pyetur mbi nivelin e informacionit që ata kanë për COVID-19.

Pjesa më e madhe e të anketuarve (91%) shprehen se janë të informuar lidhur me COVID-19 dhe më shumë se gjysma e panelistëve shprehen se janë “shumë të informuar” (54%). Si ‘më së shumti të informuar’ shprehen më shumë se një e treta e të anketuarve (37%) dhe vetëm një pjesë e vogël prej janë “pak të informuar” (6%) ose “shumë pak të informuar” (3%).

Pyetja e radhës është fokusuar tek efektiviteti i masave të mara nga institucionet. Sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, duket se masat e marra nga institucionet kanë qenë të duhurat (61% e të anketuarve)./Burimi:Top Channel