Kurat Natyrale Në Shtëpi Kundër Lodhjes Mendore

614 0

Lodhja mendore është drobitëse. Ajo nuk na lejon të përqendrohemi apo të mendojmë qartë.

Njeriu lodhet mendërisht kur ka punuar shumë, ka studiuar fort pa pushim dhe kur ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale.

Simptomat e Lodhjes Mendore

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se lodhja mendore manifestohet me një sërë simptomash siç janë:

Pagjumësia,

Problemet me kujtesën,

Mjegullimi i trurit,

Konfuzioni,

Mungesa e motivimit,

Ndjeshmëria emocionale,

Mungesë oreksi ose neps i madh që nxitet zakonisht nga stresi.

Lodhja mendore mund të largohet jo vetëm me pushim por edhe me kura krejt natyrale, të cilat i gjeni të listuara në këtë artikull të AgroWeb.org

Tërshërë dhe Banane

Ekspertët e AgroWeb.org ju rekomandojnë përgatijen e një lëngu të trashë me tërshërë, banane dhe mjaltë.

Ky lëng i jep energji trupit dhe trurit.

Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:

1 banane,

Gjysëm filxhani me tërshërë,

2 lugë gjelle me qumësht,

2 lugë gjelle me kos shtëpie,

2 lugë çaji me mjaltë

Kanellë

Në fillim duhet të mbani tërshërën në ujë që të zbutet dhe më pas futeni në mikser bashkë me copat e bananes.

Shtoni qumështin dhe kosin dhe përziejini mirë.

Lëngun hidheni në një gotë qelqi dhe shtoni mjaltin dhe kanellën.

Mollë dhe Karrotë

Lëngu i karrotës dhe mollës ofron shumë vitamina dhe minerale që eliminojnë lodhjen mendore.

Për këtë lëng mund fusni në mikser një mollë jeshile të ndarë në copa dhe një karrotë bashkë me një filxhan me ujë.

Përziejini mirë në mikser dhe më pas sipas dëshirës mund të shtoni mjaltë.

Lëngun e tyre mund ta tresni me pak ujë.

Aktiviteti fizik është një kurë e shkëlqyer kundër lodhjes mendore.

Sipas ekspertëve, aktiviteti fizik mund të ulë nivelin e lodhjes deri në 65 përqind.

Gjumi dhe qetësimi janë gjithashtu të rëndësishëm.

Përpiquni të flini të paktën 8 orë gjumë çdo natë dhe eliminoni stresin./AgroWeb.org