Shtohen Rastet me Koronavirus – Europa një Vend me Rrezik të Lartë

209 0

Mbi 3200 persona kanë humbur jetën nga virusi infektiv COVID-19, teksa raste të reja pritet të konfirmohen në orët në vazhdim.

Situata me koronavirusin e ri është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për të gjithë globin.

Në Kinë ku edhe kjo sëmundje pati origjinën rastet kanë filluar të bien, por janë shtuar në mënyrë shumë të shpejtë kudo në Evropë dhe në SHBA.

Lidhja e largët e këtyre dy vendeve me Kinën i bën ekspertët të besojnë që shumë shpejt do të jemi në prag pandemie globale.

Kreu i OBSH disa ditë më parë nuk e përjashtoi këtë mundësi, megjithëse përshkroi një version pozitiv, ku shëndetësia do arrijë ta izolojë këtë virus me sa më pak të prekur e viktima.

Sa e rrezikuar është Evropa?

Një nga vendet me numrin më të madh të infektimit është Italia fqinje, por shtimi i të infektuarve është prezent kudo në Evropë.

Kështu konfirmon Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Zvicra, Norvegjia, Belgjika, Islanda, Greqia, Bjellorusia, Finlanda e Gjermania.

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, në një deklaratë për mediat ditën e djeshme tha se, bota po përballet tashmë me një situatë pandemie.

Ditën e mërkurë në Gjermani u konfirmuan 240 raste të infektuarish, teksa Ministri thotë se virusi nuk e ka arritur pikun e tij ende në këtë shtet dhe rastet priten të shtohen.

Jens Spahn tha për mediat se, “Askush nuk mund ta dijë se kur ky virus do ta arrijë pikun e tij,por e rëndësishme është që të jemi të përgatitur për atë që do të vijë.”

Megjithëse OBSH nuk e ka cilësuar ende situatën si pandemi botërore, zyrtarët Gjermanë të shëndetësisë mendojnë që të dhënat janë shqetësuese.

Nga ana tjetër Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se, virusi po shpërndahet me një shpejtësi shumë të madhe.

Niveli i rrezikshmërisë së virusit në Evropë ka kaluar nga i moderuar në të lartë.

Zyrtarët e BE bëjnë thirrje që qytetarët të ruajnë qetësinë, megjithëse rastet me këtë virus me shumë gjasa do të shtohen.

Vendet e prekura nga COVID-19

Afrikë: Algjeri (17), Egjipt (2), Marok (1),Nigeri (1) ,Senegal (1),Tunizia (1).

Azi: Kinë (80 430), Korea e Jugut (5776), Irani (2922), Japonia (331), Singapori (112), Kuvaiti (58), Bahrain (52), Tailandë (47), Taivan (42), Malajzi (50), Emiratet e Bashkuara Arabe (28), Iraku (35), Vietnami (16), Lebanon (15), Izrael (15), Katar (8), Oman (15), India (29), Pakistan (5), Filipine (3), Indonezi (2) , Afganistan (, Kamboxhia, Jordani, Nepal, Arabia Saudite, Sri Lanka.

Amerikë: SHBA (160), Kanada (34), Ekuador (10), Meksikë (6), Brazil (3), Argjentinë (1) , Kili (3), Republikë Domenikane (1).

Europë: Itali (3,089), France (285), Gjermani (262), Spanjë (228), Mbretëria e Bashkuar (81), Zvicra (93), Norvegji (59), Holandë (38), Austri (37), Suedi (52), Islandë (26), Belgjikë (23), San Marino (16), Kroaci (10), Danimarkë (15), Finlandë (7), Greqi (9), Republika Çeke (8), Bjellorusia (6), Portugali (6), Rumani (6), Rusi (3), Azerbajxhan (3), Gjeorgji (3), Estoni (2), Irlanda (6), Andorra (1), Lativia (1), Luksemburg (1), Lituani (1), Monako (1), Maqedonia  e Veriut (1), Poloni (1), Ukrainë (1)

Oqeani: Austalia (52), Zelnada e Re (3)

Anjia Diamond Princess: (706)/AgroWeb.org