Zhurmat, Rreziku Tinëzar Që i Kanoset çdo Ditë Njerëzve

579 0

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës.

Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e vazhdueshme shkaktojnë çrregullim të rrahjeve të zemrës, gjë që çon në mpiksjen e gjakut, ishemi dhe atak në zemër.

Studime të njëpasnjësshme kanë treguar se ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmave është i rrezikshëm.

Shkencëtarët besojnë se jo vetëm niveli i zhurmës, por edhe lloji i tingullit kanë ndikim negativ në mirëqenien e njeriut.

Kjo është e vërtetë sepse deri më tani asnjë nuk është ankuar për melodinën e dallgëve të detit që përplasen në breg.

Kur vjen puna tek perceptimi i rrezikut, njeriu ka prioritet të identifikojë atë që po dëgjon dhe jo sa e lartë është ajo zhurmë.

Kjo është arsyeja përse gjatë gjumit, truri është aktiv në dëgjim.

Zhurma acaruese e trafikut që dëgjohet nga dritarja e shtëpisë e shtyn trupin të prodhojë më tepër kortizol.

Kësisoj, njeriu është i stresuar akoma pa u zgjuar.

Shqiptarët janë ndër më të pambrojturit kur vjen çështja e zhurmave. Zhurmat e trafikut, ndërtimeve, ndotja akustike janë në nivele alarmante çdo ditë të vitit.

Sa më i lartë të jetë niveli i zhurmave rreth njeriu, aq më shumë flitet me zë të lartë dhe aq më të acaruar janë njerëzit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë mbi dëmet që shkakton zhurma e lartë.

Probleme Me Dëgjimin

Kur veshët bombardohen nga zhurma të ndryshma, ato janë të pririt të dëmtohen rëndë.

Veshët tanë vishen me mbi 10,000 qeliza pushi të imët që konverton çdo tingull në sinjal elektrik.

Këto sinjale transferohen në tru dhe na lejojnë të vlerësojmë tingullin, fjalën, muzikën.

Ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmave dëmton këtë funksion të veshit dhe mund të nxisë humbjen e plotë të dëgjimit.

Inflamacion i Trurit

Zhurma e lartë dëmton pjesët fundore të nervave që janë shumë delikatë.

Ato përçojnë informacion në tru dhe janë të pazëvendësueshme.

Dëmtimi i tyre shkakton inflamacion në tru dhe rrjedhimisht sklerozë.

Humor i Keq

Nëse punoni në ambiente të zhurmshme do të vëreni një përkeqësim të ankthit dhe acarimit.

Zhurma e sfondit të ambientit është e dëmshme sepse vështirëson çdo përpjekje për tu qetësuar vetë.

Imuniteti i Dobët

Zhurma e lartë nxit hormonet e stresit që rrisin tensionin e gjakut dhe e bëjnë trupin më të paaftë për të luftuar sëmundjet.

Sa më zhurmë të ketë në jetën tuaj, aq më të prekur do të jeni nga sëmundjet kronike.

Mungesë Përqendrimi

Nëse ndodheni në një ambient të zhurmshëm, trurit i duhet të filtrojë zhurmën e lartë që t’ju lejojë që të përqendroheni.

Njerëzit që punojnë në kësi ambientesh janë më të lodhur dhe më pak të motivuar.

Probleme Me Gjumin

Zhurma e lartë stimulon trurin dhe e vështirëson qetësimin dhe gjumin e qetë.

Zhurma e jashtme ndikon shumë në cilësinë e gjumit.

Mungesa e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me diabetin, mbipeshën dhe sëmundjet e zemrës.

Vështirësi Në Krijimin E Familjes

Ndotja akustike ka ndikim edhe tek fertiliteti, por nuk dihen shkaqet mjekësore.

Një studim i kryer në Seul zbuloi se njerëzit që kishin kaluar të paktën 8 vjet nën zhurmë të vazhdueshme kishin probleme me fertilitetin dhe lindjen e fëmijëve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.