Avokado hyn tek ato ushqime që popullaritetin e ka fituar vetëm votet e fundit.
I famshmi tost me avokado është një nga më të përhapurit nëtë gjithë botën dhe përveç shijes së veçantë, dhuron edhe shumë vlera ushqyese.
Avokado ofron yndyra të shëndetëshme, fibra dhe shume vitamina e minerale të dobishme për organizmin.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org do ju tregojme disa mënyra si ta kombinoni më lehtë avokadon për ta bërë sa më shumë pjesë të mëngjeseve tuaja.
Me vezë
Nuk ka rëndësi nëse vezën e preferoni të zier, të skuqur apo të rrahur.
Krahas saj shtoni edhe disa feta avokado për t’i dhënë pjatës një shije më të freskët.
Lëng me avokado
Në lëngun tuaj të mëngjesit krahas frutave, perimeve apo përbërësve të tjerë shtoni dhe gjysmë avokado të freskët.
Orizi
Nëse gatuani oriz apo ju ka mbetur nga një ditë më parë, ju këshillojmë ta shoqëroni me avokadon e shijshme.
Teksa e ngrohni orizin në një tigan, shtojini pak kripë dhe disa feta të prera avokado.
Polenta
Perfekte për të filluar mëngjesin me stomakun plot.
Shoqërojeni me vezë të zier ose të skuqur dhe avokado të freskët për më shumë shije.
Panine me avokado
Paninet e ngrohta e të buta janë simbol i mëngjeseve të dashura.
Për të përgatitur një të shijshme ndajeni në gjysmë, lyejeni me gjalpë ose krem djathi, vendosni pak domate, avokado dhe salmon sipas dëshirës.
Pite me avokado
Njejtë si paninet edhe pitet janë perfekte për mëngjes dhe kombinohen shume mire me avokado.
Atyre mund t’ju shtoni gjalpë, sallatë, djathë dhe avokado për të pasur një vakt të plotë në shije e vlera.
Në fund, por jo më pak i shijshmi mbetet tosti me avokado që përgatitet me salcën e shtypur të avokados, krem djathi, bukë integrale të thekur dhe perime sipas dëshirës./AgroWeb.org