Bamje me Erëza të Pjekura në Furrë – Receta Plot Shije dhe Aromë

2.2k 0

Të gjithë e dinë që koha e pjekjes dhe e kultivimit së bamjeve është e kufizuar vetëm në një stinë.

Prandaj  gjatë stinës së verës janë aq shumë shpesh prezente në tavolinat e çdo familje.

Shija e tyre e veçantë nuk ngjason me asnjë perime tjetër dhe përveç kësaj janë të mbushura me vlera.

Rerth 100 gramë bamje përmbajnë 30 kalori që janë ideale për personat që duan të humbasin në peshë.

Të pasura gjithashtu me fibra, vitamina A,C dhe antioksidantë bamjet mund të themi që janë perimja më e vlefshme e verës.

Jo vetëm për shkak të vlerave, por edhe prej shijes së mirë amvisat zgjedhin t’i gatuajnë shpesh në gjellëra apo turli të ndryshme.

Nëse jeni velur pak nga këto kombinime dhe kërkoni një recetë më ndryshe të shijimit të bamjeve, artikulli i sotëm nga AgroWeb.org ju këshillon një recetë të re.

Bamjet e pjekura në furrë spërkatur me një mori erëzash, sjellin aromën e mirë dhe vlerat e panumërta në një pjatë të thjeshtë.

Ndiqeni më poshtë përgatitjen e kësaj recete sipas këshillave të AgroWeb.org .

Përbërësit

400 gr bamje

2 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 tufë trumzë, majdanoz ose pak rigon

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji spec djegës pluhur

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të ndizni furrën në tempëraturën 220 gradë Celsius.

Më pas filloni me pastrimin e bamjeve tuaja duke i larë ato me ujë të bollshëm dhe duke i tharë mirë.

Hapi i dytë është pastrimi i tyre, ku duhet të prisni pjesën e sipërme të kërcellit dhe bishtin në fund.

Pasi të keni bamjet e pastruara pritini ato sërisht në rrathë të vegjël rreth 2 cm secila ose në gjysmë.

Megjithëse gjatë proçesit të gatimit të gjellës me bamje ky hap nuk këshillohet dhe bamjet lihen të plota, pasi gjatë gatimit mund të prishen, në këtë rast pjekja në furrë nuk do t’i dëmtojë aspak ato.

Pra, vazhdoni me prerjen e tyre në copa të vogla dhe hidhni në një enë të thellë.

Po aty shtoni edhe erëzat duke filluar me hudhrën dhe trumzën e grirë që mund t’a zëvëndësoni me majdanoz apo rigon.

Më pas shtoni edhe pak spec djegës pluhur për një shije më të fortë dhe përziejini mirë bamjet tuaja.

Zgjidhni një tavë mesatare pjekje, shtrojeni me letër pjekje dhe në të hidhni të bamjet duke i përhapur në të gjith sipërfaqen e taves.

Spërkatini me pak vaj ulliri sipër dhe futini në furrë të piqen në temperaturën 220 gradë për 15 minuta.

Nxirrni pak nga furra dhe levizini pak rrathët e bamjeve në mënyrë qëtë piqen nga çdo anë dhe futini përsëri në furrë edhe për 10 minuta të tjera.

Kur të shikoni që janë pjekur mund t’i nxirrni nga furra dhe t’i konsumoni të ngrohta.

Shoqërojini me pjata mishi, orizi ose veçmas me pak bukë të ngrohtë shtëpie./AgroWeb.org