Kjo sallatë me kunguj dhe me perime të stinës si panxhari dhe rrepat, sjell më të mirat e vjeshtës në një tas të vetëm.
Është gjithashtu edhe një recetë e shkëlqyer që mund të përgatitet deri në pranverë, pasi shumë nga përbërësit janë lehtësisht të gjendshëm edhe në atë periudhë.
Vlerat ushqyese dhe shija fantastike, kombinohen në mënyrë perfekte në këtë recetë të thjeshtë.
AgroWeb.org ju sugjeron të provoni ta përgatisni këtë recetë duke ndjekur më poshtë mënyrën e përgatitjes.
Përbërësit:
Rreth 400 g kungull
400 g panxhar
2 qepë të vogla të kuqe
6-7 rrepa të kuqe
Vaj ulliri
Gjethe trumze dhe rigon të grirë
100g spinaq
Fara luledielli
1/2 lugë çaji kripë për shije
Lëng i gjysmës së limonit
1 thelbi hudhër
1 lugë çaji piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht ngrohni furrën në 200 gradë C. Më pas në një tavë shtroni një letër për pjekje.
Qëroni dhe pastroni kungullin nga farat dhe priteni atë në copa të vogla.
Në mënyrë të njejtë vazhdoni edhe me perimet e tjera dhe në fund vendosini të gjitha në tavën e pjekjes.
Hidhni vaj ulliri mbi perimet dhe shtoni kripë, trumzë dhe sherebelë.
Piqini për rreth 25 minuta, derisa perimet të jenë zbutur.
Ju mund të siguroheni nëse perimet janë pjekur plotësisht duke i shpuar me një pirun.
Ndërkohë vazhdoni duke bashkuar në një enë vajin e ullirit, lëngun e limonit, një hudhër të grirë dhe kripë e piper për shije.
Kështu do të përftoni salcën të cilën do ta përdorni në fund.
Pasi perimet të jenë pjekur, vendosini ato në një tas të madh dhe aty shtoni edhe spinaqin.
Në fund spërkateni me salcën që përgatitët dhe përziejeni mirë sallatën tuaj me kunguj.
Nëse dëshironi një vakt të pasur me proteina, ju mund të shtoni disa qiqra të pjekura ose të papërpunuara, kinoa, fara kungulli ose luledielli.
Për të përgatitur këtë recetë të mrekulueshme ju mund të përdorni çdo lloj kungulli të ëmbël dimëror./AgroWeb.org