Frutomania – Kënaqësia e Ëmbël e Tokës Shqiptare

1.4k 0

Thonë se një nga sekretet e lumturisë është lidhja e njeriut me natyrën dhe për këtë mund të biem dakord fare lehtë ne në trojet Shqiptare.

Janë pikërisht natyra, klima e mirë dhe toka e pasur me pemishte e bimësi të cilat frymëzojnë jetesën e shëndetshme pa u munduar shumë.

Një praktikë kjo jo pak e njohur, direkt nga pemishtet në tryezën e më pas në organizmin tuaj për t’ju ndihmuar çdo ditë

Nën këtë filozofi është ndërtuar edhe Frutomania, ajka e fermave e qindra hektarëve të cilat ofrojnë shije të reja e autentike.

Ishte viti 2010 kur kompania MOEA në Gjilan, Kosovë nisi prodhimin e lëngjeve të frutave natyral.

E më pas atë të reçelrave e mikseve të lëngshme me perime për promovimin e shëndetit dhe shijes së mirë.

Misioni fillestar përkoi në krijimin e një marke tërësisht natyrale e cila ushqen trupin, mendjen dhe është miqësore me planetin.

Në zemër të Frutomanisë

Kur flasim për fabrika prodhimi apo përpunimi, mendimi i parë është ai i makinerive dhe paisjeve që kanë zëvendësuar çdo lidhje me çfarë përmendëm mësipër.

Por në një vëzhgim pak më të detajuar të kompanisë MOEA e cila prodhon produktet natyrale Frutomania, mund të kuptoni se i gjithë ky proces i shërben vetëm ruajtjes së cilësisë dhe standarteve.

Mbi 500,000 pemë të mbjella, 400 hektarë tokë dhe 500 ferma bashkëpunuese janë ato që përbëjnë zemrën e prodhimit të Frutomanisë.

Me lëngje dhe reçelra 100% natyralë, me tul të vërtetë nga frutat e sapo mbledhura të cilat si rrallëherë ruajnë origjinalitetin dhe vlerat e tyre.

Certifikimi i shijes së Frutomania nis pikërisht nga natyra, tek filizat e mbjellë rreth 11 vite më parë në fshatin Kravaricë pranë qytetit të Gjilanit.

Nga serat me standarte të larta ku çdo peme i ofrohen kushtet ideale të rritjes, të gjitha prodhimet grumbullohen dhe pastrohen në ambientet e fabrikës.

Ku më pas presohen dhe ruhen në temperatura të ulëta për të marrë edhe formën përfundimtare brenda shisheve e kavanozëve të qelqit.

Ky proces vlen të theksohet pasi ruan jo vetëm shijen e frutit, por edhe të gjithë ushqyesit brenda tij.

Periudha më aktive në ambientet e fabrikës është pikërisht tani, nga muaji Mars e deri në fund të verës, ku frutat japin më të mirën e tyre.

Pra thuajse një art më veteplotëson jo vetëm një vakt të freskët, por edhe dhuron kënaqësi të vogla shqisash.

Shije autentike, natyrale dhe e shëndetshme

Lëng i vërtetë frutash e i saposhtyrdhur, këtë do ju thonë menjëherë sapo të përmendni Frutomanian.

Nuk përmbajnë aspak sheqerna të shtuar, ujë, konservantë apo aditivë të tjerë të cilët ndikojnë në shije.

Mollët, konservuesit natyral të lëngjeve Frutomania ofrojnë një ndër varietet më të veçanta të tyre, mollët e egra të cilat prodhojnë lëngun po me këtë emër.

Po kështu mund të themi edhe për reçelët të cilët nuk kanësheqer të shtuar dhe janë “handmade”, pra të bërë me dorë.

Duke ruajtur kështu traditën e vjetër të kësaj ëmbëlsire.

Çdo vit plantacionet e mollëve, kumbullave, pjeshkëve, dardhave, karotat, boronicat, aronia apo frutat e pyllit e një sërë bimësh të tjera mblidhen për të krijuar eksperienca shijimi sa më interesante.

E certifikuar edhe për tregjet Evropiane, Frutomania operon me paketime ekologjike 100% qelq të cilat ruajnë vlerat e produktit dhe mbrojnë ambientin.

Frutomania mund ta gjeni fare lehtë të renditur në raftet e supermarketeve apo dyqaneve në Kosovë, Shqipëri, Itali, Finlandë, Austri, Zvicër, Kuvait, Hungari dhe Turqi.

Për një vizitë virtuale tek oazi i frutave Frutomania, mund të klikoni në website zyrtar e të shikoni të gjithë katalogun e produkteve www.frutomaniaks.com/AgroWeb.org