Laktoferrina – Proteina Natyrale Që Lufton Covid-19

990 0

Forcimi i imunitetit, mbrojtja, ushqimi i mirë, vitaminat e duhura  apo distancimi fizik.

Prej një viti kanë qenë kryefjala e çdo bisede dhe këshille nga ekspertë, familjarë e miq, togfjalësha të cilët me siguri edhe ju i keni hasur shpesh.

Ndodhemi pa dyshim në një nga periudhat ku shëndeti i mirë është qëllimi kryesor i çdokujt për t’i bërë ballë Covid-19.

Me mbi 100 milionë të prekur, prej një viti pandemia ka mbërthyer fort secilin dhe këshilla më e mirë është ndërtimi i një organizmi të fortë.

Forcimi i imunitetit sipas ekspertëve është çelësi për të luftuar çdo komplikacioni që ky virus mund të shkaktojë.

Prej disa muajsh tashmë një nga diskutimet më të shpeshta të mjekëve ka qenë roli pozitiv i një glikoproteine në mbrojtjen ndaj Covid-19.

Quhet laktoferrina dhe natyralisht gjendet brenda trupit të njeriut në tre forma të ndryshme kimike të cilat ofrojnë mbrojtje të të gjithë organizmit.

Çfarë është laktoferrina?

Laktoferrina është një glikoproteinë e përbërë nga 703 aminoacide që vepron në forcimin e imunitetit.

Kjo proteinë gjendet natyralisht në qumshtin e gjirit tek gratë sidomos pas lindjes, tek lotët, pështyma apo tek qelizat që janë përgjegjëse për luftimin e infeksioneve mykotike dhe atyre bakteriale.

Ajo vepron si një barrierë mbrojtëse natyrale ndaj mukozës në rrugët e frymëmarrjes po ashtu edhe në sistemin tretës.

Në pak fjalë, laktoferrina mbledh jonet ferike të trupit dhe lufton membranën e jashtëme të baktereve që mund të futen në sistem.

Gjithashtu vepron si antiviral natyral, pasi lidhet me membranën plazmatike të qelizave të mira cilat më pas parandalojnë dhe shkatërrojnë infeksionet që në fillimet e tyre.

Efekti mbrojtës ndaj Covid-19

Indicia e parë e ekspertëve në lidhje me këtë proteinë dhe rolin e saj në luftën ndaj Covid-19 erdhi nga të porsalindurit, pasi kanë infektime thuajse minimale nga ky virus.

Mendohet se një nga faktorët kryesorë të kësaj mbrojtje vjen pikërisht nga sasitë e mëdha të laktoferrinës që qumështi i gjirit përmban.

Sipas studimeve nga Universiteti Tor Vergata në Romë, rezultatet e marra nga pacientët të cilët janë trajtuar me këtë glikoproteinë kanë qenë mjaft pozitive.

“Pacientët kanë treguar për herë të parë efikasitetin e laktoferrinës në favorizimin, pa efekte anësore dhe zbutje të simptomave klinike tek të sëmurët me Covid-19. Si dhe negativizimin e tamponit rreth 12 ditë pas trajtimit”, shpjegon Elena Campione, drejtuese e këtij studimi nga Poliklinika Tor Vergata në Romë.

Gjithashtu për pacientët të cilët kishin pasur simptoma të lehta të virusit, laktoferrina kishte ndihmuar në frenimin e shpejtë të tyre.

Studiuesit u kanë ofruar pacientëve të infektuar me Covid-19 laktoferrinë në mënyrë orale dhe intranazale për një efekt sa më të shpejtë.
Gjatë studimit si faktor kryesor në të gjithë procesin e shërimit ishte cilësia dhe pastërtia e laktoferrinës e cila duhet të ishte sa më natyrale.

Sipas tyre efektin e menjëhershëm kjo proteinë e jep kur futet në trup e plotë dhe e papërzier me suplementë apo përbërës të tjerë.

Ky trajtim vlerësohet si një nga më të rëndësishmit për të frenuar përhapjen e virusit, për të kurar pacientët asipmtomatike dhe ata presimptomatikë.

Laktoferrina është gjithashtu një nga suplementet kryesorë të cilët ndihmojnë trupin në forcimin e imunitetit pa shkaktuar aspak efekte anësore.

Ku gjendet Laktroferrina?

Megjithëse këtë substacë trupi mund ta prodhojë edhe natyralisht, përballë infeksioneve të jashtëme e të panjohura si në rastin e Covid-19, është e nevojshmë që ta merrni edhe nga suplementë të jashtëm.

I përshtatur për mbrojtje maskimale dhe shumë praktik në përdorim në Shqipëri laktoferrinën mund ta gjeni nën emrin LATTOFERRINA 200 IMUNNO.

LATTOFERRINA 200 IMUNNO, përmban 30 bustina me laktoferrinë të pastër, pa përbërës shtesë të cilat sigurojnë efikasetin maksimal në mbrojtjen e organizmit.

LATTOFERRINA 200 IMMUNO, rekomandohet në rastet e infeksioneve bakteriale dhe atyre virale ku futet Covid-19, anemisë apo problemeve me sistemin gastrointestinal.

Ky produkt mund të konsumohet nga të gjithë dhe menjëherë, pa pasur nevojë për ujë pasi aktivizohet lehtë nga gjendrat e pështymës, duke rritur kështu sërish veprimin e tij në luftimin e viruseve.

Në një bustinë LATTOFERRINA 200, do të gjeni 200mg pluhur laktoferrinë natyrale të cilën mund ta konsumoni me të gjithë familjen.

Rekomandohet edhe për fëmijët mbi 3 vjeç pasi është natyral, praktik dhe mban aromë të mirë që e bën procesin e konsumit të të saj shumë të thjeshtë edhe për prindërit.

Është një produkt i sigurt edhe për të sëmurët me diabet pasi ëshë 100% natyral nuk ndikon në nivelet e glukozës në trup.

Megjithëse vjen nga qumështi ky suplement ka nivele shumë të ulta laktoze dhe është një burim shumë i madh i hekurit.

Në 200 mg LATTOFERRINA ka rreth 0,07 hekur që është 1% e vlerave të rekoamnduara për trupin.

LATTOFERRINA 200 IMUNNO vjen në çdo farmaci Shqiptare nga Promopharma Italy dhe rekomandohet nga ekspertët ndërkombëtarë si një nga metodat më të sigurta dhe efikase për të luftuar çdo virus, përfshirë edhe Covid-19./AgroWeb.org