Ushqim Përpara Televizorit – Zakoni Që Të Çon Drejt Mbipeshës

489 0

Shmangia e televizorit dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë gatimit apo ngrënies, ul gjasat e akumulimit të rrezikshëm të peshës.

Këtë e thotë një studim i fundit shkencor sipas të cilit, ushqimi nuk duhet ngrënë kurrsesi përpara televizorit.

Mbipesha është një problem madhor dhe faktor rreziku për shumë sëmundje si: diabeti, sëmundjet kardiovaskulare.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, zbuluan se njerëzit që ushqehen duke injoruar televizorin kanë më pak gjasa që të bëhen obezë.

Cilësia E Ushqyerjes Në Familje Bën Diferencën

Sipas ekspertëve, njerëzit që konsumojnë ushqime të gatuara në familje dhe që nuk shohin televizor gjatë vakteve, janë më pak të rrezikuar nga mbipesha.

Të dhënat e AgroWeb.org, tregojnë se mbipesha është më e pranishme mes të rriturve që nuk hanë ushqime të gatuara në shtëpi.

Sidoqoftë, ajo që për studiuesit ka më shumë rëndësi, është aktivitetet shtesë që njeriu bën gjatë kohës që është duke ngrënë.

Aktiviteti më i dëmshëm është mungesa e vëmendjes ndaj ushqimit dhe përqendrimi në televizor.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse njeriu është i përqendruar tek televizori, nuk e ka mëndjen tek racionet dhe ushqimet që konsumon.

Duke mos pasur vëmendjen e duhur tek pjata, njerëzit e kanë më të lehtë ta teprojnë gjatë vakteve.

Fëmijët – Më Të Rrezikuar Nga Ushqyerja Përpara Televizorit

Fëmijët janë më të rrezikuar nga ky zakon i dëmshëm.

Nga hutimi që përcjellin pamjet në televizor, fëmijët nuk janë në gjendje të kuptojnë nëse janë ngopur me të vërtetë.

Kësisoj, ato përballen me luhatje të peshës dhe ndryshime të thella në sjelljen e tyre.

Një fëmijë kalon mesatarisht dy orë në ditë përpara televizorit.

Gjatë kësaj kohe, ata kërkojnë më shumë patatina, ëmbëlsira, pije të ndryshme dhe ushqime të dëmshme.

Ekspertët thonë se fëmijët nuk kanë vëmendje ndaj sasisë së ushqimit apo shijes së tij dhe ushqehen si të ishin robotë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.