A Është Gripi Sezonal më i Rrezikshëm se Koronavirus? – Çfarë Thonë Ekspertët

360 0

Koronavirus COVID-19 vazhdon përhapet dhe të shkaktojë viktima në shumë vende të globit.

Frika e kthimit të tij në pandemi botërore është ende prezente dhe kjo konfirmohet edhe nga ekspertët e OBSH.

Përditësimet lidhur me këtë shqetësim për shëndetësinë botërore vazhdojnë orë pas ore, teksa po punohet për gjetjen e një vaksine apo kure përfundimtare.

Në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me këtë virus dhe shqetësimi i momentit është gripi sezonal me disa qindra të infektuar rëndë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju tregojmë se çfarë thonë ekspertët në lidhje me këtë çështje.

Situata e gripit në Shqipëri

Sipas të dhënave nga buletini i ISHP, problemi me të cilin po përballet Shqipëria tani është gripi sezonal.

Virusi i tipit B është më i përhapuri në Shqipëri përgjatë javëve të fundit.

Ndonëse numri i të prekurve nga gripi është në rënie, personat e paraqitur në qendra spitalore në një javë i kalojnë 21.763.

Kjo shifër ka përsuar një rritje me 19% nga e njëjta periudhë vitin e kaluar.

Nga këto raste 186 prej tyre raportohet të jenë në gjende të rëndë dhe mbahen nën kontroll të vazhdueshëm nga mjekët.

Ndërkohë sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në vend nuk ka asnjë rast të konfirmuar nga autoritetet me koronavirusin e ri.

Cili është më i rrezikshëm?

Siç përmendem edhe më sipër Shqipëria është në prag të një epidemie gripi, por jo koronavirusit.

Pavarsisht përhapjes së viruseve gripale në vend, OBSH bën thirrje që kujdesi për përhapjen e koronavirus duhet të jetë shumë i madh.

Personat e prekur nga gripi janë shumë herë më të rrezikuar, pasi sistemi mbrojtës i trupit të tyre është më i dobët se zakonisht.

Kështu janë edhe më të ekspozuar ndaj këtij infeksioni të ri.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një deklaratë për shtyp konfirmuan se koronavirus COVID-19, është më vdekjeprurës se gripi i zakonshëm.

Ai nuk transmetohet me aq lehtësi sa një grip i thjeshtë, por mund të shkaktojë në organizëm pasoja shumë më të ndërlikuara.

Nga të gjithë rastet e prekura, vdekshëmria nga koronavirus në botë është 3.4% në ndryshim nga gripi sezonal që vret vetëm 1% të personave të infektuar me të.

“Njerëzit në të gjithë botën kanë fituar një lloj imuniteti përsa I përket gripit sezonal, ndërsa me koronavirusin nuk ndodh kështu. Covid-19 është një virus i ri mbi të cilin askush nuk ka imunitet.”, tha një nga mjekët ekspertë të OBSH.

Duke parë shkallën e vdekshmërisë së krijuar nga virusi, institucionet e shëndetësisë bëjnë thirrje që të merren parasysh edhe simptomat më të vogla.

Në Shqipëri ndihmën e parë në rast se përjetoni ndonjë nga simptomat kollë, temperaturë, lodhje apo vështirësi në frymëmarrje e gjeni duke telefonuar në nurmin 127./AgroWeb.org