Makarona Me Domate Qershi, Açuge Dhe Qepë

1.4k 0

Kur idetë në kuzhinë janë të pakta, por dëshira për një pjatë të shijshme është e madhe, AgroWeb.org ju vjen në ndihmë!

Makaronat me domate qershi, açuge dhe qepë, janë një pjatë e thjeshtë, por vërtet e shijshme.

Përbërësit që e bëjnë këtë pjatë unike janë: qepët e ëmbëla, domatet qershi, açuget dhe borziloku aromatik!

Të gjitha lehtësisht të gjendshme dhe që do t’ju lejojnë të përgatisni një darkë të shijshme!

Ju mund t’i lini vend edhe imagjinatës tuaj dhe ta përshtatni këtë recetë duke përdorur formën tuaj të preferuar të makaronave.

Përbërësit

320 g makarona

90 g qepë të kuqe

450 g domate qershi

18 fileto açuge

2 speca të freskët

Borzilok për shije

Kripë dhe piper i zi për shije

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të përgatitur këtë pjatë filloni duke qëruar qepët dhe duke i prerë në feta të holla.

Vazhdoni me specat duke pastruar farat dhe duke i prerë imët.

Lajini mirë domatet qershi dhe pritini në gjysmë. Më pas prisni edhe açuget në copa të voga dhe lërini mënjëanë.

Në një tigan skuqni qepën, specin dhe açuget, në fund shtoni edhe borzilokun.

Mbulojini me kapak dhe lërini në zjarr të ulët për rreth 15 minuta dhe ndërkohë vazhdoni me zierjen e makaronave.

Pas 15 minutash ngrini nxehtësinë dhe shtoni në tigan domatet, duke ruajtur një sasi të vogël për në fund.

Hiqni borzilokun dhe shtoni disa gota ujë.

Kur makaronat të jenë gati, kullojini dhe kalojini direkt në tigan së bashku me salcën.

Përfundoni gatimin duke shtuar ujë sipas nevojës.

Trazojni dhe shtoni pak borzilok të copëtuar dhe një majë luge çaji piper.

Shtoni pjesën e mbetur të domateve qershi dhe një sasi të vogël vaj ulliri.

Shërbejini makaronat të nxehta.

Këshilla

Nëse gjatë gatimit qepa bëhet shumë e thatë, shtoni pak ujë.

Rekomandohet që makaronat të konsumohen të ngrohta dhe të mos lihen për më vonë./AgroWeb.org