Përzgjidhet Ngjyra Vitit 2020 – Simbolika Qetësi dhe Paqe

596 0

Ka nisur si një traditë të paktën 20 vite më parë dhe vazhdon edhe ne ditët e sotëme.

Përzgjedhja e ngjyrës së vitit është një ngjarje e shumëpritur për të gjithë ata që duan të ideojnë shtëpinë ata që ndjekin trendet e fundit të modës apo të apasionuarit pas ngjyrave.

Kompania Pantone, një autoritet global sa i përket ngjyrave dhe bojrave me udhërrëfyesin më të madh e të shfrytëzueshëm për bizneset e ndryshme ka shpallur blunë klasike si ngjyra e vitit 2020.

Kjo ngjyrë klasike është përkufizuar si ofruese e qetësisë, vetëbesimit dhe nxitëse e ndërveprimit njerëzor.

Sipas Pantones, kjo ngjyrë është gjërësisht e preferuar në mbarë globin.

“Ngjyra blu klasike përçon paqe, strehë dhe qetësi për shpirtin njerëzor,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Për më tepër, ekspertët e Pantones thonë se kjo simbolikat e kësaj ngjyre lidhen fort me komunikimin, perspektivën, qartësinë dhe përqendrimin.

Simbolika Të Tjera Të Ngjyrës Blu

Bluja përfaqëson thellësinë shpirtërore, besimin, besnikërinë, sinqeritetin, zgjuarsinë, qëndrueshmërinë dhe zgjuarsinë.

Ajo është përdorur nga shumë qytetërime në botë për shkak se besohet se ofron paqe.

Për shembull, qytetërimi i lashtë i Majave e cilësonte ngjyrën blu si ngjyra e perëndisë së shiut.

Në rastet e sakrificave njerëzore, viktimat lyheshin me ngjyrë blu për të bindur perënditë që të tregoheshin zemërmirë e të sillnin shi në kohë thatësirash.

Por shumë qytetërime të tjera para dhe pas Majave e kanë parë botën në pak ngjyra dhe nuk dinin çfarë emri t’i vinin kësaj ngjyre.

Shembuj të kësaj teorie gjenden tek Iliada e Homerit ku ky i fundit e shpjegon detin si “një verë me ngjyrë të errët.”

E kësisoj, për sa kohë kjo ngjyrë nuk kishte një emër, shumë qytetërime e anashkaluan atë.

Sipas ekspertëve të gjuhës, fjalët e para të çdo kulture të globit ishin errësira dhe drita.

Ngjyra e rradhës e cila kishte një emër ishte e kuqja, më pas e verdha, jeshilja dhe në fund bluja.

Kjo i ka bërë historianët të mendojnë se shumë qytetërime nuk e kanë vënë re ngjyrën blu sepse nuk dinin si ta quanin.

Të vetmit që arritën të krijonin bojën blu dhe t’i vinin asaj një emër ishin Egjiptianët.

Terapia e Blusë Për Mendjen Dhe Trupin

Kjo ngjyrë ofron shumë përfitime për trurin dhe trupin.

Së pari, ajo perceptohet si një ngjyrë që e nxit mendjen të jetë e qetë.

Kjo ngjyrë përdoret në dekorimin e shumë zyrave të punës, sepse sipas kërkimeve shkencore i bën njerëzit më punëtorë.

Bluja ka ndikim edhe tek mënyra se si ushqehemi.

Ka dietologë që gjithmonë këshillojnë përdorimin e pjatave blu sepse largon oreksin.

Ngjyra blu është krejt e pazakontë në ushqime dhe në subkoshiencën e njeriut, ngjyra blu e bën njeriun të përceptojë se ushqimi është i prishur dhe mund të të helmojë.

Qëndrimi në ambiente me ngjyrë blu besohet të ulë rrahjet e zemrës dhe temperaturën e trupit.

Çfarë Duhet Të Dini Për Kompaninë Pantone

Kjo kompani u themelua në vitin 1050 dhe kishte seli në Nju Jork.

Aktiviteti i saj ishte i përqendruar kryesisht tek printimi.

Në 50 vitet e fundit, Pantone u kthye në autoritetin global të ngjyrave.

Kjo ndodhi sepse ekspertë e kompanisë ata prodhuan një katalog ngjyrash e nuancash me një sistem identifikimi, kodues dhe bashkërendimi .

Ky sistem përdoret sot nga bojaxhiu që të lyen shtëpinë, rrobaqepësja që të qep rrobat, firmat e modës, artistët grafikë por edhe shtetet që duhet të standardizojnë ngjyrën e flamurit.

Që nga viti 2000, kjo kompani ka përzgjedhur ngjyrën e vitit duke vendosur trende të jashtëzakonshme në industrinë e tekstileve por jo vetëm.

Ngjyra e vitit 2019 sipas Pantones ishte koralja./AgroWeb.org