Proteinat janë një makronutrient i rëndësishëm për mirëqenien e shëndetin tuaj. Pasi mund të zvogëlojnë ndjesinë e urisë, duke rritur gjithashtu ndjenjën e ngopjes.
Në fakt, hulumtimet tregojnë se një regjim ushqimor i pasur me proteina, mund të ulë sasinë e marrjes së kalorive, gjë që pmund të rezultojë në humbje të peshës.
Në këtë mënyrë, ju do të ndiheni më energjik gjatë ditës tuaj, do të keni më pak uri dhe me kalimin e kohës edhe kilet e tepërta do të fillojë të reduktohen.
E për më tepër, proteinat janë shuëm të rëndësishme edhe për ata që ndjekin një regjim stërvitor, pasi kjo lëndë shërben në ndërtimin e muskujve tuaj.
Për t’ju ndihmuar të rrisni sasinë e konsumit të proteinave, AgroËEb.org ju njeh me disa ushqime që mund t’i shtoni lehtësisht në sallatë.
Qiqrat
Një nga burimet më të lehta të proteinave që mund të shtoni në sallatë.
Në fakt, shtimi i 45 g qiqrave në sallatën tuaj mund t’ju ofrojë rreth 6 gramë proteina.
Fasulet e zeza
Shtimi i vetëm një luge çaji fasule të zeza në sallatën tuaj mund ta shndërrojë drekën tuaj të lehtë në një vakt të mbushur me gati 6 gram proteina.
Ato janë një burim shumë i fuqishëm i proteinave me bazë bimore, fibrave dhe një sërë mikronutrientësh.
Kinoa
Me mbi 8 gram proteina për 185 g, fuqia ngopëse e kinoas është e pamohueshme. Për më tepër, kjo sasi përmban mbi 5 gramë fibra dietike, të cilat mbështesin sistemin tretës, duke ju mbajtur të ngopur për një kohë të gjatë.
Salmoni
Në vend që ta shërbeni salmonin me oriz dhe perime, provoni ta shtoni në sallatën tuaj.
Ky peshk i shijshëm është shumë i pasur me proteina dhe gjithashtu me mikronutrientë të dobishëm si omega-3, që janë të fushiqëm për shëndetin e trurit dhe zemrës.
Vezë të ziera
Vezët e ziera fort, i shtojnë sallatë proteina me cilësi të lartë, si dhe një mori lëndësh ushqyese kryesore si kolina, jodi dhe vitamina B12.
Ato mund të copëtohen, priten në feta ose përzihen me pak majonezë për një sallatë klasike me vezë.
Arrat
Nëse jeni duke kërkuar të ngopeni me një sallatë që ka pak krisje të shtuar, anashkaloni krutonët dhe zgjidhni arra në vend të tyre. Vetëm në 28 gr arra ka më shumë se 4 gram proteina.
Përtej përmbajtjes së lartë të proteinave, arrat mund të përmirësojnë shijen dhe cilësinë ushqyese të sallatës tuaj.
Fistëkët
Fistikët janë jo vetëm një burim i plotë i proteinave me bazë bimore, por ato janë plot me vitaminë B6, fosfor, tiaminë dhe janë një burim i shkëlqyer bakri.
Konsumi i rregullt i tyre mund të zvogëlojë rrezikun për sulme në zemër dhe probleme të tjera shëndetësore të lidhura me shëndetin kardiovaskular, pavarësisht moshës tuaj.
Açuge të konservuara
Vetëm në 55 g ju do të mund mund të merrni rreth 13 g proteina, prandaj janë një mënyrë e përshtatshme për t’i dhënë sallatës suaj një dozës të shëndetshme proteinash.
Mishi i viçit pa dhjamë
Mishi i viçit mund të shtohet në sallatë për të shtuar proteina me cilësi të lartë, hekur, zink dhe lëndë të tjera ushqyese kryesore. /AgroWeb.org
Lini një Përgjigje