Tavë me Peshk dhe Perime – Shija e Vërtetë e Shëndetit

2.1k 0

Peshkun e pjekur mund ta gatuani në shumë mënyra, por më e shëndetshmja padyshim që është në tavë me perime.

Një miks ngjyrash dhe shijesh që nuk duhet të mungojë kurrësesi në tryezën tuaj.

Ideale edhe nëse jeni në dietë apo praktikoni jetesën e shëndetshme.

Në vetëm një pjatë ju do të arrini të merrni omega-3, vitamina A,E,C, beta karoten e shumë të tjera.

Për këtë recetë kemi zgjedhur disa perime që mund të gjendet lehtë në treg, por sipas dëshirës ju mund të zgjidhni të tjera sipas stinës dhe preferencave.

Mësoni mënyrën e saktë e të shpejtë të përgatitjes së kësaj tave sipas këshillave të AgroWeb.org dhe shijojeni që sot në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

  • 3 peshq të mëdhenj
  • 2 karota
  • 2 kungulleshka
  • 1 brokoli
  • 2 patate
  • 4-5 domate të vogla
  • 50 gr ullinj
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete prisni perimet në rrathë të hollë, bashkojini në një enë dhe shtoni pak vaj, kripë, piper të zi dhe majdanoz.

Përziejini të gjitha bashkë dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje.

Ndërkohë pastroni peshkun nga jashtë dhe brenda si zakonisht, shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe thajeni me një letër kuzhine për të vazhduar me recetën.

Peshkun e pastruar, marinojeni mirë me pak vaj e kripë nga jashtë dhe brenda e vendoseni tek tava sipër perimeve.

Futini të gjitha në furrë për 50 minuta në temperaturën 180 gradë me ventilim.

Sipas dëshirës mund të shtoni dhe pak piper sipër nëse ju pëlqen një shije më e fortë.

Konsumojeni peshkun të ngrohtë shoqëruar me të gjitha perimet e tavës./AgroWeb.org