Historia e përgatitjes së reçelit nis kur fillon edhe ruajtja e produkteve të ushqimit, në Greqinë e Lashtë.

‘Shefat’ e kulinarisë së shekullit të parë zbuluan se nëse frutat i ruanin në enë të mbushura me mjaltë, ato mund të qëndronin më gjatë të konsumueshme.

Ama përdroimin e sheqerit për përgatitjen e recetave të sheqerit e evoluan Romakët. E më pas teknikat e ruajtjes së frutave në këtë mënyrë u përhapën në të gjithë botën.

Edhe në vendin tonë kjo traditë u perfeksionua sidomos në zonën e jugut.

Sa herë që përmendim reçelin apo glikonë, qyteti i parë që të vjen në mendje është pikërisht Përmeti i luleve shumëngjyrëshe.

Këtë traditë të vjetër e risjell në treg kompania Premti përmes një rrjeti produktesh cilësore.

Kjo kompani bashkëpunon me fermerët vendas që në 2016, për të kultivuar dhe përzgjedhur frutat më mira për të garantuar kështu një produkt unik.

Reçel Premti

Procesi i garantimit të shijes unike të këtyre reçelërave fillon tek lloji i frutit.

Ekspertët e kompanisë na shpjegojnë që grumbullimi i frutave nis kur pjekja është në nivelin e duhur.

Një kujdes i tillë bën të mundur që frutat të mos zbuten e të kalben kur kalojnë tek përpunimi duke prishur shijen e produktit.

Por nga ana tjetër kështu sigurohen që asnjë frut të mos shkojë dëm e të hidhet poshtë.

Frutat që përdoren për prodhimin e këtyre reçelërave, rriten pa përdorur pesticide apo kimikate jashtë normave të përcaktuara.

Nga ana tjetër kompania Premti nuk përdor konservantë apo sheqer të shtuar për prodhimin e reçelit të tyre.

Ndaj dhe produkti final është 100% natyral dhe brenda të gjitha klasifikimeve të sigurisë ushqimore.

Në këtë artikull AgroWeb.org në bashkëpunim me ekspertët e industrisë ushqimore nga kompania Premti, ju tregon disa nga arsyet përse reçeli natyral është një nga zgjedhjet më të shëndetshme për ju.

Të gjitha vlerat shëndetësore të reçelit

Ndryshe nga gjalpi, margarina apo çokokremi, reçeli nuk ndikon tek kolesteroli apo tek masa dhjamore e trupit.

Madje reçeli nga frutat cilësore rekomandohet për personat që kërkojnë të bien nga pesha.

Duke qenë se reçeli është plot me fibër, arrin të reduktojë ndjesinë e urisë e ju mban të ngopur më gjatë.

Pra ju duke shijuar ëmbëlsinë delikate të këtyre produkteve do të kënaqni nepsin, por pa shtuar kilogramët e tepërt.

Një tjetër vlerë e reçelit vjen nga pektina.

Të gjithë e dimë që pektina që gjendet tek frutat ka dobitë e veta për shëndetin e flokut, lëkurës apo thonjve.

Kur frutat zjehen për të prodhuar reçelin, pektina ndryshon duke u shndërruar në një substancë e cila nxit trupit të rigjenerojë rruazat e kuqe të gjakut.

Nëse shqetësoheni për sheqerin tek reçeli, kompania Premti ruan produkte 100% natyrale, ndaj dhe sasia e përdorur do shërbejë për t’i dhënë trupit tuaj energji.

Reçel Premti

E ku ka më mirë se ta nisësh ditën me një fetë bukë dhe reçel të freskët për të patur energji e fuqi përgjatë orëve të zgjatura të punës.

Reçelët që përgatiten me copa frutash ndihmojnë zemrën të funksionojë siç duhet duke eliminuar rrezikun e atakut kardiak.

Gjithçka lidhet me faktin se antioksidantët që gjenden tek frutat cilësore ruhen kur reçeli prodhohet.

Premti, sigurohet që të përdorë gjithmonë fruta të freskëta të pjekura aq sa duhen për të sjellë tek konsumatori një cilësi elitare.

Ndaj dhe jua bën më të thjeshtë zgjedhjen e një produkti që mbron shëndetin tuaj por ka edhe shije fantastike./AgroWeb.org